Policia e Fierit, ka finalizuar me sukses një operacioni antidrogë të koduar “Vloshi”.
Ata kanë arrestuar në flagrancë Kelmend Myftari, 25 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Fier dhe Eduart Hatia, 19 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.
Ndalimi i tyre, u bë pasi në afërsi të Spitalit Roskovec, Kelmend Myftari është kapur në flagrancë duke i shitur Eduart Hatia 155 doza lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua nga policia, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”
