Burrat e kanë të pamundur të pranojnë idenë e divorcit. Një 38-vjeçar nga Durrësi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten e tij, e cila i ka kërkuar ndarjen. Sipas GSH, Altin Tepshi ka shkuar dje në zyrën e të shoqes, Anila Domi, me profesion mjeke, dhe e ka goditur me thikë. Ka qenë ndërhyrja e koleges së gruas, e cila e ka shpëtuar nga vdekja. Ajo ka ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar policinë. 38-vjeçari është larguar me shpejtësi, duke lënë pas të shoqen me tre plagë thike.
“Mësohet se mjekja i kishte kërkuar bashkëshortit disa ditë më parë, divorcin dhe kujdestarinë e fëmijës, pasi kishin konflikte të vazhdueshme. Nga burimet policore mësohet se bashkëshorti ka qenë dje në zyrën e mjekes, në katin e dytë, në lagjen 6, ku gjendej edhe një tjetër kolege e Domit.
Pasi janë grindur për disa minuta, bashkëshorti Altin Tepshi, me thikë në dorë e ka pyetur nëse donte të divorcohej. Por pas përgjigjes së prerë të 31-vjeçares, e cila i ka thënë se nuk do të vazhdonte më, bashkëshorti e ka qëlluar disa herë në qafë dhe ka tentuar t’i presë kokën”, shkruan GSH.
Sipas burimeve, gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
E tmerrshme,ne cfare shoqerie te prapambetur jetojme,ku gruan e konsiderojne prone dhe mund te bejne cdo gje deri edhe marrjen e jetes…Skizofreni mashkullore!