Një 52-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë gruan e shokut të tij. Ilir Kordha kishte shkuar në shtëpinë e shokut të tij, i cili ishte i paralizuar prej disa muajsh, por në përfundim të vizitës, pasi 43-vjeçarja S.B. e kishte përcjellë deri në oborr, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Gruaja ka bërë rezistencë dhe ka kërkuar ndihmë, çka ka bërë që burri të trembet e të largohet.
Ajo e ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kanë vënë në pranga Ilia Kordhën, nën akuzën e ngacmimit seksual.
