Trupi gjykues, qe gjykoi vrasjet e 21 janarit, reagoi lidhur me nje deklarate te Ambasades Amerikane ne Tirane, qe shprehej “e tronditur” nga vendimi i gjykates per kete ngjarje. Menjehere pas kesaj, ia behu deklarata publike e gjyqtareve te trupit gjykues.
“Deklarata e SHBA –se është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor. Reagimi vjen para qëndrimit të prokurorisë dhe para zbardhjes së arsyetuar të vendimit. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë ligjor e të paanshëm”,- thuhet në deklaratën e trupës së gjyqtarëve.
Keta gjyqtare jane aq trima, sa qe akuzojne drejtperdrejt SHBA-ne dhe jo ambasaden amerikane e as ndonje diplomat te saj ne Tirane. Jo, ata kane vendosur t’i hapin lufte gjithe Amerikes. Qe keta jane mjerane, duket edhe nga fakti se gjykatat nuk bejne kurre deklarata politike per vendimet e tyre . Ato kane ne dore ligjin dhe zbatojne vetem ligjin. Ato flasin me ane te ligjit dhe te vendimeve gjyqesore. Te tjeret kane te drejte te bejne komente rreth vendimeve te gjykates, por jo vete gjykatesit. Fakti qe pati nje deklarate politike kunder SHBA-se, tregon se grupi i gjyqtareve dhe ata qe e dirigjojne, jane ne mankth te plote per ceshtjen e 21 janarit. Prandaj bejne veprime paniku, sic eshte edhe kjo deklarate politike.
“… deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt gjyqësor nëpërmjet komenteve mbi një cështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit të rregullt ligjor me këtë cështje”,- thuhet në deklaratë.
Me nje fjale, trupi gjykues ka marre persiper t’i mbylle gojen Ambasades Amerikane dhe kujdto tjeter, derisa te marre fund kjo ceshtje nje here e mire ne Gjykaten e Larte. Atehere po, le te flasin sa te duan keta. Ky eshte qendrimi i lexueshem qarte, qe nuk eshte qendrim i nje grupi prej tre gjyqtaresh te mjere.
Ne fund te fundit, c’pune kane keta tre gjyqtare me ate se cfare do ndodhe me vone me vendimin qe ata kane dhene? Por jo, kjo deklarate eshte e atyre qe qendrojne pas ketij vendimi gjykate dhe qe mendojne ta dirinjojne procesin deri ne fund te tij, ne shkalle te tjera te gjykates. Dhe kjo eshte vetem qeveria, qe nuk deshiron te kete pengesa ne kete rruge te fshehjes e krimit.
Online nga adresa: gazetatema.net