I shpallur “Artist i Merituar”, ndërron jetë bilbili i këngës durrsake

J L

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Qemal Kërtusha ka lindur më 27 tetor të vitit 1931. Përfshihet në lëvizjen amatore artistike të qytetit që në vitin 1946. Në vitin 1948 është pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë.

Në vitin 1951 pjesëtar i ansamblit të ushtrisë. Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje, në periudhën 1951 – 53 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja. Kthehet në qytetin e lindjes dhe inkuadrohet si aktor në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Me krijimin e estradës profesioniste kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera.

Në vitin 1962 është pjesëmarrës i festivalit të parë të këngës në Radio, ku nderohet me çmime për të tria këngët; “Fëmija i parë”, “Vashëzo” dhe “Mos më qorto”. Më pas vijon me çmimet e fituara në 17 festivale rresht. Në vitin 1963 ai përgatit dhe jep me sukses të parin koncert recital me këngë nga festivalet e muzikës së lehtë. Në vitin 1968 merr pjesë në operan “Bijtë e Skëndërbeut”.

Duke parë vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij, në vitin 1968 i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër. Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku.

Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.

Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Me një respekt te veçantë ndaj këtij këngëtari, shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë të afërmëve. Që në rini kam shijuar pulsin dhe zërin e vokalin e tij, por më ka bërë përshtypje të madhe kur ështê bashkuar me Dritero Agollin dhe Agim Prodanin tek kënga “vallja laberishte” ne festivalin 9 të RTSH duke e kenduar me nje ritem sikur te ishte lab i vertete. U mundova te beja diçka simbolike per kete, por ja, nuk arrita qe te ja dergoja dhe ajo qe troket e nuk e shikojme qe kur lindim, erdhi si per te gjithe te tjeret. Në qoftê se do të mê jepet mundësia të komunikoj me ndonjë të afërm të tij, do ta çoj në fund dëshirën e pa realizuar ashtu si e desha. Edhe një herë shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta për këte këngëtar durrsak që edhe Durrësit i ka kënduar me aq dashuri dhe ëmbëlsi! Bashkim Canodemaj

  • Gjalle deri tani, Qemal Kertusha me tre shoket e tij! Mrekulli! I pavdekshem me ‘tre shoket’! Kam pas kujtuar se eshte nga Shkodra! Ze fantastik!

  • Po na pakesohen kengetaret e vertete!Le te mbetet i perjeteshem Qemal Krtusha per kenget qe ka lene si kujtimet me te bkura qe na zbukuronin jeten ne ato vite!
    Ngushellime familjareve!
    Fatmir Xhamallati

  • Me kengen Te falem i bukuri Durres,,nje kryeveper e kompozitorit Durrsak Enver Mara,,mua me kujtonte Luciano Tajolin.
    Ne jemi tre; Dashuroj nje topolake,,Sa gezim shperndanin keto kenge!
    Do mbetet i pavdekshem,Qemal Kertusha.

  • Kreatyre e skenes shqiptare sa NJERZOR artisti-Qemal Kertusha ndare nga jeta ..Me Te,une 86 vjecari *Trinitrine*patur.Ngushellime familes sa Dashamireve ,

  • *86 vjecar sot, nje jete te madhin kengetar te rralle, Qemal Kertusha idhull patur i Perjetshen kujtimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *