Pas verifikimeve rezulton se 30-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin, sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet.
Ndërkohë në momentin e arrestimit, raportohet se shqiptari ka qenë me një bashkëkombas 28-vjeçar. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.
Dy shqiptarët u kapen në një qendër tregëtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.
Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale M.I ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.
a.m/dita

Ka lezet, kshu po jo si ca qe na prishin emrin n’Itali!