Dhe jetën për të tjerët,
i shtrënjti Beniamin,
dhe menjëherë u bëre,
Hero i Kombit tim.
Për egërsinë e dallgës,
s’mendove-jo-dy herë,
nga bregu-përmbi dallgë,
u hodhe si skifter.
Dhe bëre krejt natyrshëm,
ti aktin më sublim,
po fati nuk të deshi,
i shtrënjti Beniamin!
Ti ike krejt pa pritur,
i bukur dhe i ri,
ndaj Kombi ynë i tërë,
duhet të qe në zi.
Duhet të qe në zi,
gjithë Kombi arbëror,
vërtet që s’re në luftë,
po mbetesh një dëshmor!
Ti për një çast u bëre,
Heroi më i vërtetë,
se fale jetën tënde,
për të shpëtuar jetë!
S’e di se çfarë idioti,
të quajti viktimë,
kur ti u vetmohove,
në aktin më sublim!
Na dëshpërove shumë,
por dhe na bën krenar,
që rizbulove vlerat,
e Kombit tonë shqiptar.
Ky pikëllim për ty,
do çante edhe gurin,
ndaj atë ditë e ngrita,
në gjysëm shtizë flamurin.
Nderi-Heroi i Kombit,
ti në çdo vatër mbete,
dhe pagëzimi yt,
nevojë s’ka për dekrete!
Për ty nuk do mjaftonte,
o biri ynë i artë,
të kishe monument,
dhe malin më të lartë!
A. Duka

Bravo…ne e dimë vet kush për ne është VLERË. .
Bukur Arben, shume bukur. Te lumte mendja dhe pena.
Ahhh more arben. Engjell je vete dhe engjejve u kendon