I shumëkërkuari Vidal drejt Manchester United

redaktor

Manchester United shfaqet më serioz se kurrë në interesimin për Arturo Vidal dhe ka një ofertë konkrete, vërtet tunduese. Bëhet fjalë për një propozim në kuotën e 30-32 milionë Eurove, që zyrtarisht i është paraqitur Juventusit nga ish trajneri legjendar i “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson. Skocezi ishte i ftuar nderi nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër në Juventus Stadium për të ndjekur finalen e Europa League përkrah trajnerit Antonio Conte. Të dy janë parë në disa çaste duke biseduar kokë më kokë dhe ka qënë pikërisht ky momenti kur Ferguson ka kërkuar hapjen e dritës jeshile nga ana e Juventusit për shërbimet e futbollistit 26-vjeçar. Por cila mund të jetë përgjigja e bardhezinjve? Vidal konsiderohet një ndër themelet e projektit të Juventusit të së ardhmes dhe humbja e tij do të thotë që Pogba të mbahet i shtrënguar fort. Mesfushori kilian ka një shifër precize në merkato, kushton të paktën 40 milionë euro dhe kjo shumë e fiksuar nga Juventusi mund të jetë e arsyeshme për disa nga klubet më të mëdha të kontinentit. Sidoqoftë, për Vidal, oferta e United ndodhet mbi tryezë. Palët do të kërkojnë të nxitojnë për t’i dhënë drejtim këtij operacioni, me tratativa që nuk parashikohen të thjeshta

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *