I tenderuar, zoti ish-kryeministër

redaktor

Përshëndetje DITA! Hipokriti Berisha shkruan në Facebook. Ja si u drejtohet Salëziu qytetarëve, ndër të tjera, ai shkruan: “Unë (S.B.) ftoj të gjithë demokratët si dhe gjithë qytetarët e vendit, të mbajnë këtë video në celularët e tyre derisa të bëhet drejtësia. Strazimiri në foltore dhe në korridoret e parlamentit ishte njëri prej nesh (kurrë njëri prej nesh aty në parlament). Ai u godit sepse njëlloj si ju nuk dëshiron të ketë lidhje me krimin”.

I menderuar ish-president, i menderuar ish-kryeministër! Unë si qytetar i këtij vendi, i bëj thirrje gjithë socialistëve, demokratëve e social-demokratëve, legalistëve dhe ballistëve si dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, të gjithë ambasadorëve perëndimorë të akredituar në Tiranë, që të mbajnë në celularët e tyre masakrën e Gërdecit tënd që nuk e dije se ku binte, të mbajnë në celularët e tyre videon e vrasjeve live të katër qytetarëve paqësore në trotuare e bulevardin e larë me gjak nga ti o krijesë e neveritshme, te mbajne videon e deshmise se ish-truprojes tënde, Izet Haxhia për krimet e tua. Strazimiri u godit, por nuk mund të ishte njëri nga ne qytetarët o Salëzi, por njëri nga ne mund të ishte në Gërdec dhe në trotuare e bulevard ku i lave ti me gjak. Strazimiri u godit se nuk donte lidhjen e parlamentit me krimin, katër qytetarë i vrave se nuk donin vetë krimin që krimi je ti vetë. Nëse nuk rigjykohet Gërdeci dhe 21 Janari, premtim që pushteti i sotëm duhet ta mbajë ose në të kundërt, në djall shkoftë pushteti dhe gjithë klasa politike e të gjitha krahëve.

Çfarë pret nga një pushtet që nuk ndëshkon krimin dhe kriminelët e djeshëm? Kriminelët dhe hajdutët e djeshëm sot sillen rreth by…. së Strazimirit, pasi as nuk kanë ç’të bëjnë, as nuk dinë ç’të thonë. Presin prangat. Po nga kush? Faleminderit dhe respekte DITA.

 

Letër e nënshkruar

Gjon Nezha, Laç

Share This Article
3 Comments
  • Ke tè drejt Sali Demoni kur thua se çfar pret kur Shteti nuk dènon KRIMIN dhe kriminelèt ,me kètè dua tè them se shteti do fuksionoi atèhere kur tè fihen Hekurat tyja dhe gjith bandès qè drejton pèr tè gjitha krimet qè ke kryer nè kèto 24 vjet.

  • Ndofta do i shpetoi drejtesis pasi deri sa te vendoset drejtesia ne Shqiperi do kete ngordhur krimineli pasi i kishte zaptuar te gjitha institucionet dhe shkaterrimin qe ka sjelle keti vendi ne te gjitha drejtimet nuk rregullohet nga dita ne dite por te pakten femiet e ti duhet te pergjigjen para dreitesis bashke me bashpuntoret e tyre per krimet e kryera ndai kombit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *