Dita jonë e dashur! Na bën përshtypje dalja e ndonjë kryetari partie në televizion. Dihet se opozita nuk ka çfarë humbet pasi u provua për dy vjet, dy herë ku doli e humbur.
Qëllimi i saj është moslejimi i qeverisë të punojë. Vendi ynë ka mbi 100 e sa kryetarë partish që nëse u dhmbsej vërtet vendi, duhej të merrnin pjesë në reformat. Pse kaq vështirë kanë ata të paangazhuar të krijojnë një lobim duke dalë edhe me ndonjë rezolutë për reformën në drejtësi? Nuk duhet të fërkojnë duart kur zihen deputetët në parlament.
Gjithmone një i tretë duhet futur që të ndalohet sherri dhe si i tillë ky grupim do të luante rolin e tij për vendin. Përshëndetje stafit tuaj.
