Mjafton një koment i pakujdesshëm që qarkullon në Internet dhe jeta të kthehet në makth. Një libër shpjegon përsenë
Twitteri dhe Facebooku kanë të drejtë të shkatërrojnë një jetë njeriu? Këtë pyetje ka ngritur gazetari britanik Jon Ronson, autor i librit bestseller në vitin 2014 “Psikopatë në pushtet”, në librin e tij më të fundit, “Pra, je turpëruar publikisht”. Është një vështrim i pamëshirshëm i asaj që ne po bëhemi, një vizitë në shfaqjen e tmerrshme të turpërimeve më të mëdhenj në rrjetet socialë.
Rasti më emblematik është ai i Justine Sacco. Rikthehemi në 20 dhjetor të vitit 2013. Justine ndodhet në aeroportin e Heathrowt, një ndalesë në udhëtimin e saj nga New Yorku, për në Afrikën e Jugut, dhe dërgon një tweet, me një batutë jo shumë të këndshme, tek ata pak (170) ndjekës që ka në Twitter. “Po shkoj në Afrikë. Shpresoj të mos më ngjisin SIDA-n. Bëj shaka: jam e bardhë!” Për gjysmë ore, askush nuk përgjigjet. Ajo hipën në avion, dhe për njëmbëdhjetë orët e fluturimit, fle gjumë. Në Cape Town, rindez celularin: gjëja e parë që sheh është një sms nga një shok i saj i shkollës, me të cilin nuk ishte dëgjuar prej vitesh: “Më vjen shumë keq për atë që po të ndodh”. Justine nuk kupton. Më pas, telefoni i saj celular shpërthen me mesazhe alarmues. “Më merr menjëherë në telefon”. “Je bërë më e ndjekura në botë në Twitter”. Ndërkohë që Justine flinte gjumë mes reve, tweet-i i saj me batutën raciste ishte re tweet-uar nga një numër gjithnjë e më i madh njerëzish. Të cilët tashmë ishin bërë euforikë kur e sulmonin dhe kërkonin dëbimin e saj nga puna, në agjencinë e Marrëdhënieve Publike ku punonte Sacco. Dikush pagëzoi hashtagun #HasJustineLandedYet (A ka zbritur Justine nga avioni) për të shtyrë ata që ndodheshin në aeroportin e Cape Town që ta fotografonin Justinen dhe ta nxirrnin fotografinë e saj në Twitter, me qëllim që të shijonin në kohë reale poshtërimin e saj publik.
Justine Sacco humbi vendin e punës dlie ka pësuar për muaj të tërë subnet plot urrejtje të
miliona personave. Cfarë dallitni ka mes turrës së druve mesjetare dhe asaj të mediave sociale?
Turra e Druve Nr.2 është edhe më e keqe. Ai që e pëson ka edhe më pak kontroll mbi situatën, se sa ai që vendosej në turrën e druve për t’u ndëshkuar në shesh në të kaluarën: sot, njolla e turpit mbetet online një herë e përgjithmonë. Pastaj sot i shkatërrojmë njerëzit – edhe të huajt – ndonjëherë për shkak të marrëzive, të gafave. Shpejtësia e mediave sociale na e bën të lehtë që ta katandisim një individ në një batutë të pakëndshme që ka bërë, apo ta trans formojmë në një qenie njëdimensionale, ndaj të cilit, në çast bëhemi akuzatorë, gjykatës dhe ekzekutorë.
Po kush e vendos se ci]i është kundërshtari nga i cili diihet të kthehemi?
Ne. Të gjithë ne e vendosim. Mediat sociale na vendosin në pozicionin e “Zotit të mizave”, ku liria mund të përkojë me mizorinë. Eshtë hera e parë në histori që kemi në një shkallë kaq të gjerë, pushtetin për t’i bërë dëm tjetrit, me kaq lehtësi.
Cilët janë impulset që nxisin “të indinjuarit” nga rrjetet sociale?
Paradoksalisht, këto brutalitete lindin nga dëshira për të qenë të mirë. Duam të japim një leksion njerëzillëku dikujt që është sjellë keq. Por e bëjmë duke ushtruar një mizori që shumëfishohet e shumëfishohet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Përse është kaq e kollajtë të humbasësh kontrollin e këtyre dinamikave?
Sepse rrjetet socialë janë makina ku kalojmë të gjithë kohën, duke aprovuar njëri-tjetrin. Nëse dikush pikas një shënjestër dhe e sulmon, kontaktet e tij do të vendosin menjëherë një “LIKE” (Më Pëlqen) dhe kjo do të nxisë shtimin e dozës. Shndërrohemi në një ortek, ku megjithatë gjithsecili vazhdon të ndihet i pafajshëm.
Në libër ju tregoni për Lindsey Stone, gruaja amerikane që në vitin 2012 u fotografua tek bënte një gjest të papëlqyeshëm në varrin e Ushtarit të Panjohur në Arlington. Stone e vendosi atëherë foton në faqen e Facebookut… Dhe të gjithë e sulmuan. Dikush krijoi një faqe “Largoni nga Puna Lindsey Stone”, që në pak momente mblodhi më shumë se 20 mijë LIKE. Familja e saj u gjend me gazetarët tek dera. Ajo u dëbua nga puna. E ndihmova falë një eksperti të reputacionit online, i cili krijoi faqe interneti, blogje dhe llogari në Instagram, Tumblr dhe Linkedin, me qëllim që të ulte sa më shumë rezultatet e Google që i referoheshin Arlingtonit. Në të gjithë këto faqe të reja, Lindsey flet pothuajse gjithmonë për mace, akullore dhe muzikë.
Pra gjëra banale dhe pa rrezik…
Ekziston rreziku që rrjetet socialë, duke na bërë të ndihemi gjithmonë të mbikëqyrur, të kufizojnë lirinë e shprehjes dhe të na shtyjnë të vetëcensurohemi, jo vetëm në rastet kur na volit, si në rastet e Sacco apo Sonte. /Repubblica / Bota.al

Mendohu, shkruaj ne leter, redaktoje, korigjoje bindu dhe me pas publikoje.