“ I uroi partnerëve, lumturi e shumë dashuri”. Mali i Zi kurorëzon martesën e parë gay!

entela

Ministrja e Administratës Publike dhe Medias, Tamara Srzentic njoftoi kurorëzimin në Malin e Zi të së parës martesë të personave të së njëjtës gjini.

Srzentić u shpreh e lumtur që zyrtarisht kishte filluar zbatimi i Ligjit për Partneritet të Jetës dhe i uroi partnerëve, lumturi e shumë dashuri.

“Para tetë vitesh, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara u kurorëzua martesa e parë e të njëjtës gjini mes Chris Perry e Sandy Stier. Në atë kohë, punoja në administratën e shtetit të Kalifornisë dhe Chris ishte shoqja e bashkëpunëtorja ime prej shumë kohësh. Unë e di sa e rëndësishme ishte ajo ditë për to dhe një hap i madh për Kaliforninë.

Sot është ditë e rëndësishme për komunitetin LGBTIQ dhe jam krenare që partneriteti i parë i njerëzve të së njëjtës gjini është realizuar në vendin tonë!”

Ministrja Srzentic shprehu bindjen se çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën në përputhje me ndjenjat e brendshme. Sipas saj, “administrata publike duhet të krijojë politika të qarta e të sigurojë zbatimin, që çdo njeri të ndihet i respektuar në mënyrë të barabartë”.

Edhe pse Ligji për Partneritetin Jetësor të Personave të Gjinisë së Njëjtë u miratua një vit më parë, Srzentic theksoi se duhet bërë shumë më tepër që të plotësohen të gjitha kushtet për zbatimin e tij të plotë.

“Komuniteti LGBTIQ gjithmonë do të ketë një partner dhe aleat tek unë për të gjitha aktivitetet që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës të anëtarëve të këtij komuniteti, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre!”. e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • Punë pedesh. Le të bëjnë çfarë të duan me bythën e tyre, por le t’i lëjnë njerëzit normalë rehat. Martesa është një lidhje e shënjtëruar ndërmjet një burri dhe një gruaje që ka si synim vazhdimin e jetës. Çfarë duan homot këtu?! Le të jetojnë me njêri tjetrin sa të duan, por nuk duhet ta ndyejnë institucionin e martesës.

  • Ç’thua për këtë martesë të degjenerimit të shekullit tonë ?…,ç thua për këtë martesë gay që po shkatrron njeriun deri në çelizë të ekzistencës krijuesit ?.. !…
    Për tu mbrojtur shqiprinë e njerzimin nga degjenerimi e zvoglimi duhet vetëm Kallashi .Ai bë histori suksesi .

  • Ç’thua për këtë martesë të degjenerimit të shekullit tonë ?…,ç thua për këtë martesë gay që po shkatrron njeriun deri në çelizë të ekzistencës krijuesit ?.. !…
    Për tu mbrojtur shqiprinë e njerzimin nga degjenerimi e zvoglimi duhet vetëm Kallashi .Ai bë histori suksesi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *