Një konflikt i vjetër shndërrohet në hakmarrje me gjobëvënie prej 100 mijë eurosh. I arrestuari i vendos gjobë shitësit ambulant të librave nga qelia dhe përdor dy miqtë e tij për ta vjelë nëpërmjet mesazheve kërcënuese dhe letrave me fishek në zarf. Policia e Tiranës ka arrestuar dje dy persona të dyshuar, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Mësohet se të ndaluarit janë Rubin H., 32 vjeç, Albert Zerani, 54 vjeç, ky taksist i cili do merrte paratë, si dhe u shpall në kërkim Ilir Hyseagolli, 26 vjeç, të gjithë banues në kryeqytet. Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” dhe dosja hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej më shumë se një muaji. Gjoba është vendosur fillimisht më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri, ndërsa mësohet se ka pasur edhe pengmarrje të tregtarit Fabjan Shaba, të cilin pas kërcënimit e lanë të lirë që të gjente paratë. Akuzat “shtrëngim për dhënie pasurie”.
Ngjarja
Sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda, më 31 dhjetor, Fabjan Shaba ka denoncuar gjobëvënien prej 100 mijë eurosh nga persona të paidentifikuar. Ai kishte parkuar makinën në qendër të Tiranës dhe kur është kthyer pas 10 minutash ka gjetur një zarf, brenda të cilit një fishek, kërcënimi për gjobën dhe një numër celulari i personit me të cilin do komunikonte pasi të gjente lekët. Gjatë denoncimit, shitësi i librave ka dyshuar tek E. Tarja, i cili është i dënuar në burg për një vepër tjetër penale dhe me të cilin ka pasur një konflikt personal. Por kërcënimet kanë vijuar edhe më pas, në numrin e tij celular, ku ka marrë disa SMS, ndërsa i është dhënë një afat kohor për dorëzimin, 8 janarin. Në këtë ditë, kërcënuesi i dërgon një tjetër mesazh ku i thotë të tregonte vendin ku ndodhej dhe të mos lëvizte. Më tej autori i thotë shitësit të shkojë te Mbikalimi i Kasharit për të dorëzuar paratë, që duhet të ishin në zarf dhe jo në çantë, të ishte në këmbë dhe të mos bënte pyetje. Ndërkohë që gjobëvënësit ia kishin zbritur shumën nga 100 mijë në 60 mijë euro. Tregtari Shaba ka shkuar në vendin e caktuar, i survejuar nga policia në dorëzim të kontrolluar. Më tej komunikimi ka ardhur me një numër të panjohur, që autori ia kishte marrë një plaku të moshuar në rrugë për të folur dhe fshehur gjurmët. Ai ka diktuar se policia kontrollonte nga larg lëvizjet. Për të marrë paratë ishte dërguar taksisti Albert Zerani që u identifikua nga hetimet. Kurse i moshuari identifikoi atë si personin që përdori telefonin.
Zbulimi
Prokuroria zbuloi në një muaj hetime intensive se taksisti Albert Zerani ishte përdorur për të marrë paratë nga autorët e dyshuar. Numri i parë nga dërgoheshin SMS-të ishte i të ndaluarve, që janë zbuluar dhe si miq të ngushtë të E. Tarjas, që ndodhet i arrestuar për një tjetër krim dhe gjobëvënia rezulton e organizuar nga i burgosuri në shenjë hakmarrje për konfliktin.
NJE NGA TE LARGUARIT E DOGANAVE
Taksist ?
Kur degjoj te flitet per taksite dhe taksistet me nje here me shkon mendja tek Robert De Niro e Jodie Foster ne filmin e 1976-tes “Taxi Driver”, me tere problemet, veshtiresite, rrezikun dhe sakrificat qe do ky profesion sa tejlodhes aq edhe terheqes, per vete larmine e tipologjise se personave me te cilet bien ne kontakt, per trajtimin jo vetem hollivudian te kesaj kategorie profesionistesh por edhe te letersise se shkruar.
Banoret dhe frekuentuesit e Manhattan-it (nje kuriozitet – se bashku me emrin marines – pronuncimi korrekt i tyre eshte passaporta e çdo pretendenti te amerikanizuar) e dijne mire çdo te thote taxi, jo vetem nga ngjyra dominuese e tere avenue-ve newyork-eze por edhe kur gjenden duke ngare makinen te rrethuar prej tyre ne mes te trafikut te super kontrolluar.
Punoonte zoteria ne Drejtorine e Pergjitheshme te Doganave, me liçence serbo-malazeze-berishiane di doganier i antikontrabandes detare, e nga dita qe Spiropali e shnderroi detin thatesire, zoteria gjeti menyra te tjera per te ushtruar profesionin e tij ne xhvates parash.
Nuk di nese ben pjese ne “Listen e te Pushuarve nga puna” te Vorpses fytyre levruar, edhe nese jo gjithnje tregon vlerat pasionale me te cilat punesoheshin larot e çunit te Shiqeres nga Viçidoli, ku se shpejti do ndertoje vilen e saj ish pronarja e “Shurrtores se Tabakeve”, e embla Jorida.