Një makine tip ‘Audi Q7’ e parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, në Kamëz i është vendosur një sasi lëndë plasëse eksplozive. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë. Audi Q7 është në pronësi të Artan Lleshit, i cili është nga Fani i Mirditës.
Mediat bëjnë me dije se Artan Lleshi jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare. 38-vjeçari dyshohet se është përzier në grupe kriminale.
Burime paraprake bëjnë me dije se në makinën Audi Q7 me ngjyrë të zezë është vendosur një sasi prej rreth 50g lëndë plasëse. Në pyetje është marrë pronari i mjetit, Artan Lleshi, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshon tek asnjeri. Por deklarata e tij nuk është bindëse për hetuesit, të cilët kanë dyshime për përfshirje të tij në konflikte në Angli, si pjesë e grupeve kriminale atje. Lleshi banon në anën tjetër të pallatit dhe makinën krysisht e parkonte në vendin ku u hodh në erë.
Artan Lleshi, i kontaktuar përmes celularit nga Report Tv ka deklaruar se xhaxhai i tij ka kryer një vrasje në vitin 2000.
‘Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt.’- ka thënë ai.
Kamerat e sigurisë nuk kanë pasur fushëpamje të drejtpërdrejtë mbi ngjarjen dhe nuk e kanë fokusuar momentin kur i është vendosur tritoli makinës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.
a.m/dita
Pyesni Lubonjen ai i di te gjitha! Di edhe per gocen e tij qe i ka dhene leje te kurverohet deri sa te martohet! O Fatos! Dikur kam pas respekt per ty! Derisa mbaruam gjimnazein kemi qene shoke, pak a shume, jo te ngushte ,se ti e mbaje hunden perpjete! Por edhe tani nuk le Televizion pa vajtur,si Laraska hu me hu! Flet qe disa te vjeter edhe duhet te largohen por ti harron qe je me i vjetri nga te gjithe! Teori se tre banda jane me mire se nje sepse ka me shume demokraci te ben edhe me te peshtire sec je ne te vertete! Boshti jot eshte vetem urrejtja per Edin! Dhe, tani, na i paske thene goces, qe te mos lere kar pa thyer, deri sa te martohet dhe pas marteses c’do gje do te ndryshoje, vetem nje burre! Tosi na bej nje nder largohu nga ekrani se ke lajthitur edhe ti si Saliu!
Audi Q 7 artani i lleshit mirdites
gomarin e parkon ne dhome pritje, audin ne rrugen salih bin laden, eh ku je mor llesh dhe ti me audi!!!!!