Nuk dua të flas për historinë tragjike të shqiptarëve dhe as për aneksimin e trojeve etnike të Shqipërisë, por dua t’ju rikujtoj diskriminimin permanent të shqiptarëve nga sllavo-maqedonasit, jo vetëm gjatë periudhës së ish RSFJ-së, kur Maqedonia ishte republikë e saj, por edhe gjatë këtyre dy dekadave të fundit, ku si atëherë (gjatë ish RSFJ-së), njëlloj si serbët, edhe sllavo-maqedonët janë udhëhequr e po udhëhiqen nga filozofia e pushtuesit e kolonizatorit ndaj shqiptarëve. Edhe ju sllavo-maqedonët, shqiptarët i keni konsideruar dhe vazhdoni t’i konsideroni si shërbëtorë dhe jo si të barabartë e faktor shtetformues të Maqedonisë, qoftë të asaj Maqedonie të AVNOJ-it, në Kushtetutën e së cilës (1974) thuhej kështu: “Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet i maqedonëve, shqiptarëve dhe të tjerëve”.
Kur Maqedonia shpalli pavarësinë e saj (1992) ishte Kiro Gligorov i LSDM-së suaj që, përmes Nevzat Halilit të PPD-së, duke iu premtuar shqiptarëve barazi me sllavo-maqedonët, jo vetëm i tradhtoi shqiptarët, por edhe i vrau dhe i burgosi sistematikisht. Gjithashtu, edhe më vonë, pas luftës së vitit 2001, ishte Branko Crvenkovski i LSDM-së suaj ai që, gjithashtu në emër të barazisë, përmes “Marrëveshjes së Ohrit”, të cilën unë qysh atëherë (2001) e kam quajtur mosmarrëveshje, përmes Ali Ahmetit të BDI-së, jo vetëm që i tradhtoi shqiptarët, por edhe i vrau dhe i burgosi sistematikisht, ku për pasojë burgjet e IRJM-së aktualisht janë të stërmbushur me shqiptarë, shumica dërrmuese e tyre ish ushtarë të UÇ Kombëtare, të udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇ Kombëtare, zoti Ali Ahmeti.
Kondova, Brodeci e Kumanova…
Kondova është një fshat shqiptar shumë pranë Shkupit. Pikërisht këtu (në dhjetor të vitit 2004) Menduh Thaçi i PDSH-së, përmes Agim Krasniqit nga Kondova, arriti të organizonte skenarin antishqiptar. Atëherë (dhjetor 2004) fillimisht mendova se Menduh Thaçi këtë skenar e organizonte për të rrëzuar nga “pushteti” Ali Ahmetin, i cili ishte pjesë e bashkëqeverisjes (kolaborimit) me Branko Crvenkovskin e LSDM-së, por shumë shpejt më rezultoi se Menduh Thaçi këtë skenar antishqiptar, të financuar me miliona euro nga qarqet ruso-serbe, e kishte organizuar me qëllimin e vetëm që kjo zonë shqiptare të shpallej një zonë e trazuar dhe e pasigurt për Projektin Amerikan “Korridori 8”, dhe që pastaj, pas dështimit të “Korridorit 8”, andej të kalonte Gazprom-i rus, siç edhe ndodhi.
Brodeci është një fshat shqiptar i Malësisë së Sharrit të Tetovës, që ndodhet midis Tetovës dhe Prizrenit. Asokohe (2007) me VMRO të Nikola Gruevskit bashkëqeveriste (kolaboronte) PDSH e Menduh Thaçit, kurse BDI e Ali Ahmetit dhe LSDM e Branko Crvenkovskit ishin në opozitë. Edhe në Brodec, kur i gjithë potenciali ynë kombëtar dhe i aleatëve tanë ishte i përqëndruar te shpallja e Kosovës shtet i pavarur, u organizua skenari tjetër antishqiptar. Organizator i skenarit të Brodecit (2007), përmes dajës së tij – Fazli Veliut, ishte Ali Ahmeti. Konstatimi im i atëhershëm (2007), dy javë para se të ndodhte skenari ruso-serb i Brodecit ishte se, qëllimi i skenarit të Brodecit ishte për të tejzgjatur shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, dhe përmes një thirrjeje publike, të publikuar edhe nga gazeta Lajm e Shkupit, do të deklaroja kështu: “Zoti Ali Ahmeti, ndalo skenarin e Brodecit..!”.
Rrjedhimisht, pas gjithë këtyre pabesive e tradhtive ndaj shqiptarëve, të sipërcekura shumë shkurt më lart, shtrohet pyetja se, kush do të mundet, apo do të guxojë, të jetë “lideri” i shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën IRJM, përmes të cilit edhe ju zoti Zoran Zaev do të mundeni që, për të tretën herë, fillimisht t’i përdorni dhe më pas edhe t’i tradhtoni shqiptarët…?! Askush, asnjë shqiptar me dy kokrra mend në kokë, nuk e beson një gjë të tillë, se ju jeni ndryshe nga paraardhësit tuaj. Dhe, nëse vërtet jeni i interesuar ta shpëtoni të sëmurën e Ballkanit nga shkërmoqja e saj, këshilla ime do të ishte që, IRJM-në ta mendoni, madje edhe të filloni ta projektoni, duke e sanksionuar fillimisht në Programin e LSDM-së tuaj, si një shtet federativ, sipas modelit të Belgjikës, në Kushtetutën e së cilës thuhet: “Belgjika është shtet i flamandëve dhe i valonëve”. Pra, vetëm federalizimi, sipas modelit të Belgjikës, e shpëton Maqedoninë nga shkërmoqja e saj. Prandaj, edhe në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, Maqedonia do të duhet të sanksionohet: “Republika e Maqedonisë është shtet i maqedonëve dhe i shqiptarëve”. Rrugëzgjidhje apo mundësi tjetër për ta shpëtuar Maqedoninë nga shkërmoqja e saj nuk ka. Sa më shpejt të binden liderët e partive politike sllavo-maqedonase, ndër të cilët edhe ju zoti Zoran Zaev, aq më mirë do të ishte, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin e Ballkanit dhe edhe më gjerë.
* Autori është me origjinë nga Kërçova, prej më shumë se një dekadë jeton e vepron në Tiranë. Tiranë, maj 2015

“Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet i maqedonëve, shqiptarëve dhe të tjerëve”.
Gabim i madh. Nuk thuhej se Maqedoni ishta shtet ne kushtetuten e 74, por republike…
Po te angazhohet fuqishem faktori nderkombetar, vetem atehere mund te realizohet nje Maqedoni e tille. Nuk eshte teori e re, por jane pikerisht disa faktore gjeostrategjike qe ende nuk i kane kushtet e pjekura per ta mundesuar. Eshte vertet zgjidhja me e mire, perpos asaj te ndarjes se saj, te tjerat jane si terapia e atij qe eshte ne agoni. ta shtyjme sa me shume te jete e mundur. Por kjo ka kosto te rende, sidomos per shqiptaret qe jetojne ne ate vend.
TRADHETARET E SHQIPTAREVE NE MAQEDONI jane Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci!
Ndersa te gjithe shqiptaret etjere jane TURMA PA KOKE qe votojne per ata!
Fakti qe shqiptaret ne Maqedoni NUK KANE NJE PARTI POLITIKE,por disa,tregon se REGJIZORET E KESAJ TRADHETIE e kane menduar mire se TE PERCARE SHQIPTARET I SUNDOJME ME LEHTE!
Po nukkuptuan kete SHQIPTARET ATJE,kurre nuk kane per te gjetur QETESI!!!