I vetmi shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Kamberi fiton mandatin

Amelda Amelda

Shqiptarët do të përfaqësohen sërish në Parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi, drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Marrjen e mandatit e konfirmoi vetë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku falenderon gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Zgjedhjet në këtë qendër u përsëritën pasi politikanët shqiptarë të Luginës, nxorrën në pah parregullsitë me listat e zgjedhësve për shkak të procesit të pasivizimit të adresave.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Minoritetet te sherbejne si ure lidhese paqe midis popujve dhe jo si molla sherri e shkaqe lufte. I uroj Zotit Kamberi pune te mbare ne Parlamentin e Serbise..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *