I vidhet statuja e Oscar-it, arrestohet 47-vjeçari

Dita

Personi që ka vjedhur statujën Oscar të aktores Frances McDormand është arrestuar nga departamenti i policisë së Los Angelos-it.

Zëdhënësja e shtypit të departamentit konfirmoi për mediat amerikane se forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e një të dyshuari, të quajtur Terry Bryant, 47 vjeç.

Aktorja Frances McDormand rimori sërish trofeun e saj të dielën në darkë.

Trofeu u vodh nga 47-vjeçari gjatë darkës ku McDormand po festonte çmimin e saj të dytë Oscar si aktorja më e mirë, për rolin në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Përgjatë arratisjes ai u has me një fotograf, i cili arriti ta fotografonte.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *