I vidhte gomat pronarit ku punonte, arrestohet 19-vjeçari

Saimir Lleshi

Një 19-vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje.

Policia e Durrësit sqaroi të dielën se ka arrestuar shtetasin Jeton Bajlozi, 19-vjeç, banues në Sukth. Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale A.K, pronar i një gomisterie në Shkozet.

Shtetasi A.K. shpjegon se në gomisterinë e tij i mungonin një sasi e konsiderushme gomash me vlerë 1 000 000 lekë.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Jeton Bajlozi, ka qenë punëtor në këtë gomisteri, dhe ka pranuar se në periudha të ndryshme gjatë natës ka marrë disa herë goma, të cilat i ka shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *