I vihet tritoli në derën e dyqanit policit në Durrës

Ornela

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit Hysen Gashi, 54 vjeç.

Pronari i biznesit është efektiv i forcave ‘Shqiponja”.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit”, thuhet në njoftimin e policisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *