I vodhën celularët, arrestohet studenti ndërsa shoku i tij në kërkim

Saimir Lleshi

Një student përfundoi në pranga, ndërsa shoku i tij është në kërkim. Ata akuzohen se i kanë vjedhur shokut të tyre të dhomës një telefon celularë.

Në pranga përfundoi studenti me iniciale H.T, 18-vjeç, banues në Lushnjë, ndërsa është në kërkim shtetasi me iniciale R.R, 18-vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i shtetasit: H.T. u krye nga Shërbimet e Policisë në ambientet e Konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”, pasi në bashkëpunim me studentin tjetër në një nga dhomat e konviktit (të djemve), kanë vjedhur 2 aparatë celularë, në pronësi të shokut të tyre, shtetasit: E.K. 22 vjeç, banues në Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *