I vodhi makinën këngëtares Adelina Tahiri, dënohet i riu

Dita

Një 19 – vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi i ka vjedhur automjetin këngëtares, Adelina Tahiri.

Ngjarja ka ndodhur në 17 Mars të këtij viti, në zonën e ish – Bllokut. Mbrëmjen e kësaj dite, rreth orës 20:30, Aleks Manaj ka mashtruar këngëtaren se do t’i parkonte makinën me targa KS 9512AJ, raporton Klan.

Këngëtarja maqedonase i ka besuar të riut, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe më parë. Pasi i ka marrë çelësat, ai është larguar.

Manaj është kapur po atë ditë nga policia. Për këtë ngjarje, 19 – vjeçari është dënuar me 1 vit burg. Ndërkohë automjeti i është kthyer sërish këngëtares.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *