I vonuar, por a ka të drejtë?

redaktor

Nga Bedri Islami

 

Që pas fjalës në mbledhjen e fundit të Kuvendit, ndaj deputetit Bushati është ashpërsuar qëndrimi i shumicës dhe ka një ngazëllim të rremë nga struktura e opozitës. Mediat, si është e natyrshme, nuk mund të jenë jashtë polemikës.

Të gjitha pyetjet e hamendjet janë hedhur në tryezë, që nga, më ngjit apo jo rebelimi i Bushatit, e deri sa mund të ketë përkrahje në të majtën ky diskurs politik; nga vonesa që u duket se erdhi në një kohë të papërshtatshme dhe deri tek aludimet se kur ishte ministër edhe Bushati e ka mbyllur gojën dhe vetëm tani, kur nuk është më pjesë e pushtetit po rebelohet, nga krahasimet me lëvizjen e Ben Blushit dhe deri tek paralajmërimet se ky mund të jetë fundi i rrugëtimit politik të Ditmir Bushatit. Edhe miqtë të mi të afërt, jashtë Shqipërisë, më kanë pyetur se çfarë mund të ndodhë tani, pas këtij diskutimi, dhe nëse, e ardhmja e tij do të jetë ende në strukturat e socialistëve.

Opozita nuk ka pse ngazëllehet dhe as nuk ka pse mban shënim. Në të vërtetë ajo ka qenë, që në fillimet e qeverisjes të saj, pas marsit të vitit 1992, uzurpuese e pushtetit dhe ka bërë me të çfarë ka dashur, duke futur në mënyrë jetese qeveritare korrupsionin dhe përvetësimin. Edhe rikthimi i saj në pushtet, në vitin 2005, kur mendohej se do të kishte zënë mend, ishte i njëjtë dhe shembujt e paktë të atyre që ishin pjesë e PD-së dhe u dëshmuan të devotshëm, vetëm se saktësojnë rregullin që vetë ata vendosën: të bësh gjithçka është e mundur në përvetësime të mëdha.

Edhe tolerante, sa të pranoje mendimin ndryshe, opozita e sotme, nuk ka qenë as kur ishte në pushtet dhe as kur ishte jashtë tij. Ka qenë më e ashpra ndaj mendimit ndryshe, ringjallse e rolit të Njëshit, krahasimisht e pakrahasueshme me të majtën, duke larguar dhunisht nga vetja edhe drejtues të lartë të saj, si Selamin apo Hajdarin, duke mbyllur dyert për njerëzit e mendjes që e kishin bërë të njohur atë, duke gjetur armiq më shumë brenda vetes, se sa aty ku ishin. Nga 338 firmosës të themelimit të PD-së, aty ku ka mbetur vetëm NJË, Berisha.

Po përse u zemërua e majta dhe ndezi bateritë ndaj nj figure të rëndësishme të saj? Çfarë ka ndryshuar aty, dikur e hapur dhe serioze në respektimin e mendimit ndryshe dhe sot, jo befasisht, e mbyllur, gojëkyçur, e heshtur dhe në dritëhijen e së djeshmes së saj?

Pyetja e parë që duhej bërë ishte: A kishte të drejtë deputeti socialist në diskursin e tij? Le të themi se është i vonuar, se dikur nuk ka folur sa dhe kur duhej, se tani nuk është ministër, por të gjitha këto e heqin apo jo të drejtën e asaj që shtroi?

Le të pranojmë se të gjitha qëndrojnë, megjithëse do të sjellë shembuj se nuk është kështu, por a e ul kjo përgjegjësinë e qeverisë në sjelljen ndaj oligarkisë që thonte se do e luftonte dhe vendoste barazinë në tenderë, në punë, në projekte; a e heq kjo detyrimin e së majtës për të qenë pranë atyre që e votuan dhe që nesër do mund ta votojnë përsëri?

Nuk e heq asnjërën përgjegjësi, nuk e fsheh faktin se në vitet e fundit oligarkia politike e financiare, e lidhur ngushtë me qeverisjen, po i zë frymën vendit. Shikoni PPP-të, kundër të cilave janë institucionet më serioze financiare ndërkombëtare, por që askush nuk i pyet në Shqipëri! A ishin të gjitha këto të domosdoshme dhe në kohën e duhur? Me siguri, jo. U dhanë për tri arsye kryesore: se qeveritarët duan gjithnjë e më shumë të pasurohen; i dhanë se përmes tyre sigurojnë mbështetjen e oligarkisë, e cila mbështetjen financiare ua kthejnë në mbështetje politike, ua dhanë sepse nuk janë më të majtë që duhej të ishin, por një batërdi idesh zhvatëse, të cilat shpërthejnë haptas kur mendojnë se mund t’u preket diçka nga vetja, si ishte propozimi ultras për uljen e pagave në 10 për qind.

Le të themi se Bushati ishte i vonuar, por a e heq kjo faktin se Rilindja tani nuk është më e së majtës, por forcë politike që po merr dalëngadalë tiparet e një bande në pushtet, e cila as e ka merakun se çfarë do të bëhet me njerëzit që e votuan dhe përse e votuan? Natyrisht, që jo!

Edhe herë të tjera Bushati si deputet, por edhe të tjerë brenda rrethit të zjarrtë ku i kanë vendosur, kanë deponuar qëndrime të ndryshme, si ishte rasti i para pak kohëve për të ardhmen e Kosovës, kur në tryeza qarkullonin plane makabre për shkëmbim komunash, ndreqja kufiri, Asosacione me shumicë serbe, ndaj të cilave qeveria reagoi shumë vaktë dhe vetëm kur ish ministri i jashtëm kishte shpallur qëndrimin e tij. Si duket, ky qëndrim dhe jo mendimi në minutën e fundit të shefit të qeverisë, i hoqi atij karrigen e ministrit. Edhe në rastin Haxhiu, me propozimet e tij halucinante do të dënohej nga Bushati, por nuk do të kishte reagim zyrtar nga qeveria, kur Baton Haxhiu nuk ishte e nuk është këshilltar i lartë i Ditmirit, por i shefit të qeverisë.

Asnjëra nga ata që tha Bushati në mbledhjen e Kuvendit nuk ishte e nuk është e panjohur. Më shumë se sa t vërteta të tashme, janë kujdes për të ardhmen. Mirëpo, si ndodh jo pak herë, më parë se të mendohet, ndjehet mëria.

Sinjalin e dha shefi i grupit parlamentar dhe si çdo gjë e lindur nga mëria, ajo ishte edhe më mediokrja dhe dëshmi pse e majta duhet të reformohet, jo vetëm nga idetë, por edhe nga njerëzit që duan të marrin mbi vete këto ide.

Në fakt, vizioni i së majtës është shumë më i ngritur se ata që e përfaqësojnë sot atë. Ka një dallim të habitshëm mes tyre, që sa vjen e rritet. Mendimi intelektual është përzënë, guximi është tulatur, forca e mendimit është zëvendësuar me biznesmenë që nuk e di as vetë përse janë në atë sallë.

Jam i bindur se edhe në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, e majta do të jetë forcë kryesore dhe fituese, por jo për meritën e saj, nëse nuk ndryshon rrugëtimin e kohëve të fundit. Do të jetë sepse nuk ka askënd serioz para vetes. Një opozitë që ka ndër figurat e saj paraqitëse politikan si Nard Ndoka apo Balliu junior, nuk vjen kurrë në pushtet.

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Share This Article
11 Comments
  • Gjithmonè èshtè mè mirè vonè se kurrè! Duhet tè pranohet qè çdo vonesè ka dhe arsyet e veta. Nuk jetoj nè Shqipèri e me aq sa mundem tè ndjek janè tre ish ministra tè PS qè dukeshin tè suksesshèm dhe mè pas humbasin. Natyrisht kuadrot e njè partie qè gèzon shumicèn nuk shterojnè por, konstatimi im èshtè se ata tè suksesèshmit ose trimat mbeten nè haresè dhe pa shokè. K/m prej vitesh nuk ka rivalè tè vèrtetè, pasi PD èshtè e degraduar nè atè gradè saqè askush nuk do ti besojè drejtimin e shtetit. Pèr kushtet e Shqipèrisè zèrat qè dalin nganjèherè fatkeqèsisht mbeten tè izoluar e pa ndikim nè mènyrèn e qeverisjes, pasi njerèzit çdo mundèsi dobèsimi tè pushtetit tè Ramès e shikojnè si njè frikè tè kthimit tè Berishès. Aq e madhe e keqja qè ka lènè PD, saqè kjo e PS ju duket mjaftueshèm. Po tè kemi njè bashkim zèrash tè elementève tè tipit Bushati do tè bèhej e mundur qè PS jo vetèm do tè pèrmirsonte drejtimin e sajè por, do tè dilnin mè nè pah elementè premtues tè aftè pèr tè drejtuar shtetin…..ashtu siç e thotè dhe zoti Bedri qè e majta nuk ka asnjè serioz pas vetes. Kètè e provoi dhe “shtetrrethimi” nè kèta dy muaj, qè u ça nga “trimat” budallenj dhe asnjè i mençur.

    • Bedri mos ji kaq i sigurte nga gjermania se edvini do fitoje zgjedhjet serisht ! Ketu ne shqiperi pjesa me e madhe e popullsise e kane kuptuar tashme qe banda rilindase nuk eshte gje tjeter vecse shembelltyra e bandes se saliut dhe iliirit te mones. Sic thone jane e njejta kake e ndare ne tresh qe synim kane te vjedhin parate dhe pasurite kombetare. Tashme dihet qe me shume se gjysma e popullit nuk shkon te votoje se nuk kane besim tek asnje nga keto banda. Prandaj Bedri ne vend te kesaj fryme disfatiste mendoj se do te ishte mire qe disa nga ju gazetaret qe ndiqeni rregullisht nga lexuesit te fillonit te mbeshtesnit qofte edhe nje politikan si bushati qe te filloje te organizoje nje force politike te re qe me siguri ne keto kushte mund te mos fitonte por me siguri do te prishte konstelacionin aktual politik kriminal. Shiko shembullin e VV Shqiperia ka nevoje per nje model te tille

  • SI GJITHNJE I SAKTE BEDRI…

    Mendime me gjuhen e fakteve

    EDI RAMA STOP KUSARISE SE SHQIPTAREVE !

    – Ku ka ze s’eshte pa gje !

    – Gati 20 milione euro per nje km rruge fushore eshte shume lebetitese !

    – Stop skenarit kobezi grek ne Shqiperi bashke me Beqaj- Ahmetaj hajnat me cizme !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sikur ne Himalaje te ndertohej kjo rruge eshte teper shtrenjte !
    Aq me teper kur rruga ekzistuese eshte e mjaftueshme !
    Pra nuk eshte urgjence as lokale e jo me kombetare !
    Ka halle shume me te medha se kjo Shqiperia e shqiptaret fakira dje, fakira sot e rrezik edhe me fakira neser me keta oligarke politike e financiare te pangopur me djersen e gjakun e shqiptareve !
    330 milione euro per 25 kilometra rruge paralele jane shume kolosale per xhepat e shqyer te shqiptareve !
    15 milione euro per nje kilometer rruge eshte shume alarmante, lebetitese !
    Aq me teper ne nje terren fushor!
    Stop kusarise se shqiptareve !
    Se vjen nje dite e paguan sa frengu pulen kete hajni te vjeter me nje oligark si Bashkim Ulaj dhe “Gener 2 “ jo vetem te tij por edhe …..!
    Eshte e njejta firme qe ka shqyer malin ne Luginen e Valbones per HEC-et rrenimtare te Valbones duke rrezikuar nje katastrofe jo vetem ekologjike por edhe njerezore !
    Eshte e njejta kompani e pallateve shumekateshe ne Tirane dhe atyre te Liqeni Artificial i Tiranes
    Stop PPP-ve qe do sjellin e jetesojne skenarin ogurzi grek te predikuar nga Sali Berisha ne nje kohe qe shqiptaret e varfer po varferohen edhe me !
    Stop Edi Rama !
    Sa eshte pjesa jote dhe ministrave tu 20 apo me shume per qind !?
    Stop !
    Para se te jete teper vone !
    Arta Marku te nise menjehere hetimin e PPP- ve te Edi Rames me Kastratin, Ulajn, Nushin e oligarket e tij e te Berishes.
    Po ashtu edhe KLSH- te filloje auditimin e vleres dhe procedurave te miratimit te saj para se te jete shume vone !
    Apo Rama e Berisha kacafyten diten sa per sy e faqe ne Kuvend me njeri- tjetrin e ndajne placken e kusarise naten me njeri- tjetrin !
    A mos eshte kjo aresyeja kryesore e vonimit te zbatimit te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut ne Shqiperi !?
    Stop PPP- Pushtet- Para- Pushtet- Pjeshka…Edi Rama !

    From: Alban Dega
    Date: July 19, 2018 at 10:41:51 PM EDT

    Shenim i sotem:

    Sa kontirbuti dhe ndihmash financiaré apo bemiresie kane dhene perbpopullin e shtetit e vet oligarket ne kete kohe pandemie !?
    Asnje qindarke per oligarket ne kete kohe pandemie !
    Eshte kohe per Reforme e Veting edhe per oligarket…
    SPAK te mos kerkoje denoncime publike
    aty ku korrupsioni e kusaria bejne mu qe degjohet deri ketu ne Nju Jork.
    Jo sot por tash e gati 30 vjet !

  • Si kofini pas te vjelit i thone kesaj. Ka te drejte, por sa vlen? Kur ky mut i dha shqelmin popullit ne rrokullimen e tij, cfaredo qe te bej sot lemshi qe rrokulliset ne humnere e ka marre tatepjeten e zor se ndalet.

  • DITA: Dikur ne lagjen tone ishte nje burre-dembel qe quhej MUÇO.Ai çdo dite hapte e mbyllte deren me force,pa te drejte,se nuk kishte faj dera,pra nuk bente asnje pune tjeter,pra i binte deres..!!
    -Qendrimi ndaj Bushatit nuk duhet marre si thyerje uniteti ndaj PS,as venie para-pergjegjsise e vet atij per problemet qe ngriti.
    -Bushati duke ditur qe nuk i pelqen opozita e Re,si edhe Sb,Im,Lb e ko.. ne kuvend,doli mbi ta dhe ne perkrahje te opozites se rruges Berishiste.Kjo me shume per TONIN e larte te diskutimit,sikurse dikur BEN BLUSHI qe shpifi 4 vjet ndaj Rames deri sa iku vet,krijoi partine Libra qe u shkri si kripa ne uji.
    -Largimi Bushatit nga Minister e indinjoi vet ate,ndaj eshte kthyer ne grumbullus faktesh te pa qena kunder Qeverise,ne vend qe te bente atokritike per Kryebashkiakun qe deshtoi ne 30 qershor,duke e lene Shkodren ta drejtoi nje çobanesh delesh,beniamine e Sb deri ne vdekje qe jerkon drejtimin e Shkodres nga nd/kombetaret e jo PS.Dhe Ambasadori Austriak ja menderosi duke i thene ” nuk jemi ne 1913.” Keto gjera te shikoi Bedriu Shq/Kosovar.
    -Fakti qe Bushati goditi OLIGARKET sikurse Salizmi,Lulizmi…kur keta oligarg jane krijuar prej tyre,do te thot se Bushati ne perspektive kerkon te hidhet ne preherin e Saliut si KAÇIZI-ISLAMI.
    -PS eshte nje URAGAN i madh qe nuk mposhtet nga asnje force tjeter politike apo individ si Bushati,Saliani i vidiove Babale,Luli i lobimeve Ruse+USA,Saliu i sajesave dixhitale-vrases te 21 janarit,Gerdecit,etj.
    -FLM-DITA.

  • E majta nuk eshte me e majte,atehere si do te fitoje! Nese Edi Ramen e genjen mendja se do ta ndjeke e majta, e ka shume gabim. Duhet nje parti e re,me elemente te rinj qw tw konkurojw pwrballw treshes sw korruptuar e qe bashkepunojne menjeri tjetrin Rama-Meta-Basha. Kenga e Florit qe gazeta juaj sot rikujton duhet bere himn ne keto zgjedhje.

  • DITA:Mbrem pam e degjuam ne Topçenell se “.. ku shkoi pasuria kombetare 46 vjeçare”,ku vetem pasuria ushtarake bente shumem e 130 mild.$.Por edhe Marin Mema nuk nxirrte emra,kur dihet se kush ka qeverisur 1992-2013.Dhe ne fund behej thirrje qe te hapet dosja nga SPAK.
    -Ne keto vite kan qeverisur:S.Berisha,A.Meksi,F.Nano,I.Meta,P.Majko.Dhe prej 2013-2020 Edi Rama.
    -Ne sundimin Berishist u hodh teoria SHOCK dhe e ÇEKUT TE BARDHE prej S.Berishes,A.Hajdarit dhe G.Pashkos.Por urdherin e ka dhene Sb dhe firmen e ka hedhur A.Meksi per çka ndodhur ne Shqiperi.Por dhe Nano,Meta,Majko kane pjesen e tyre.Dhe keta kane vepruare nen hunden e DREJTESISE KORRUPTUAR SALIST 99 % me kursin e plepave.
    -Rama ne 2013 gjeti KOCKAT e DASHIT te therur nga LULI para Bashkise dhe TORTES 4.000.000 L qe u henger me lopata e legena per turp te botes.
    -Le te merret drejtesia me pare me qeveritaret 1992-2013 dhe mandej me Ramen nese ka lyer duart edhe Ai ne pronen e Shqipetareve.Nese nuk behet kjo,ky vend do te vazhdoi te vidhet me shume dhe Shqipetaret do te ikin,ikin..nga syt kembet.
    -Por tek ne nuk behet kurre drejtesi deri sa te jete mbi toke Sb.Ai eshte guri themelit te korrupsionit ne Shqiperi,qekurse zbatoi teorine e ÇEKUT TE BARDHE(DROGES) ne Shqiperi,por qe LIGJEROI VETEM LAZAŔATIN.Dhe Lazaratin e shpartalloi Saimir Tahiri,por u bombardua me artileri te rende nga Salizmi dhe u flak tej nga Edi Rama.
    -Dhe ustallaret e droges qe u mesuan nga qeverisja Berishiste,i ngelen ne DERE qeverisjes se Edi Rames.Dhe Salizmi çdo dite bertet DROGA,KRIMI,DROGA..! O zot.
    -Dhe populli 99 % e di mire se kush ka qene e kush eshte e keqa e ketij vendi.Edhe Saliu vet e di mire kete.Ndaj thot “…Edi Rama nuk mundet dote me vote por me dhune..” Ndaj Rama ka mbeshtetjen e 90 % te popullit si dhe te SHBA+BE.
    -Le te krijohet edhe ndonje PARTI E RE siç ka kerkuare dikur DITA.Por me pare duhet tu vihet emri 113 (une di 129 me gjithe celulen e VV te tipit Bujar Bukoshi)partive te tjera FANTAZME qe kryetaret e tyre nuk marrin as voten e tyre.
    -Dhe kjo anomali e tmerrsheme nuk mund te zgjidhet pa u bere DREJTESIA QE DUHET.Dhe kjo nuk behet se nuk do I.Meta per GJK.Dhe se edhe VENECIA ka frik nga COVID 19.
    -Ndaj KM EDI RAMA NE 7 VITE KA PUNUARE E PO PUNON NE RRETHIM.PIKE.
    FLM-DITA

    • Drejtesia te merret me ata qe vjedhin sit dhe me ata qe kane vjedhur dje. Nuk ka drejtesi qe te merret me nje pale hajdutesh vetem.
      Po mire kjo, po me drejtesine kush do merret? Keta jane njelloj hajdute si Berisha-Meta- Ramuti. Ju doni qe dikush ti nxjerre geshtenjat per ju, po ja qe ky dikush dubet te jete populli, jo nje pale hajdute te na beje show kunder pales tjeter

  • Replike dhe sfide e detyruar me nje “kryehero” te palluar …

    REFORME RRENJESORE NE DIPLOMACINE SHQIPTARE

    – Bushati na tregon heronjte e
    diplomacise hajgare….

    – Cakaj thote ja ujku, Rudina
    tregon gjurmet

    – Ambasadore te Shqiperise apo
    “ Ambasadore te librave te vet “?

    – Heronjte e vertete te NATO-s !

    – Antiheronjt e titularet e diplomacise shqiptare vodhen ose shiten viza e deri edhe Laptopin teper sekret te MIsionit te Shqiperise ne OKB… Titullari ne vend te burgut u lartua!

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Jo vetem keta 20 diplomate, por edhe te pakten gjysma e kryediplomateve, ambasadoreve, konsujve, Konsujve te Nderit per te mos folur per personelin e dores se dyte jane qoka te partive jo te Republikes se Shqiperise !
    Me shume se ambasadorin e Shqiperise, sic e kam shkruar e deklaruar me dhjetra here tash e 28 vjet qysh me analizat “ Demokracia fiton cdo dite”… e “ OFFSIDE…!” tek gazeta “ Zeri i Popullit”, ambasadoret dhe diplomatet shqiptare jane vene ne gare dhe jane kthyer ne AMBASADORE TE LIBRAVE DHE QOKAVE TE VETA, ku orvaten te na e shesin vetem si Henri Kisingeret e Hollbruket… e diplomacise boterore!
    Nderkohe qe ish- kryediplomati na flet per heronj te diplomacine shqiptare, njesoj si Sali Berisha e banditet e tij. Sikur ata e futen Shqiperine ne NATO, happen driten jeshile te busedimeve per Asocimin ne BE, per heqjen e vizave!?
    Jo Zoti Bushati!? Orvatesh ta shesish sapunin per djathe!?
    Shqiperine ne NATO e futi Xhorxh W. Bush dhe aleatet tane strategjike SHBA, Gjermani, Británia e Madhe !
    Diplomacia shqiptare ne keto 46 vjetet e fundit qe me prishjen ideo-politike me Kinen ne vitet 1976-1978 eshte nge deshtim i plote. Qe me Serreqin diplomacia dhe politika e jashteme ishte Offside- jashte loje.
    Ndaj eshte urgjente nje reforme rrenjesore ne Diplomacine e Shqiperise….Me mire vone se kurre! Pse !
    Skandalet e pafund, vjedhjet, falsifikimet, mashtrimet me qerate e banesave.. dietat… e deri edhe benzinen e makinave te diplomateve shqiptare… , vizat deri 25-30 000 dollare copa per qytetare te rendomte, qe nuk kane punuar kurre ne MPJ, por me vulat, firmat e protokollet e titullareve te saj apo ministrive te tjera e deri federatave sportive, universiteteve…..sidomos deri ne shtator te 2017-es jane pafund.
    Origjinalet jane ne ambasadat perendimore dhe sherbimet konsullore te tyre .
    Cfare nuk mund te pritet tjeter kur deri edhe vrases te kerkuar nga drejtesia e aleatit tone strategjik, SHBA-se, emeroheshin si Keshilltar i Shefit te diplomacise shqiptare Z. Ilir Meta, nepermjet duart e te cilit kalonin te gjitha reportet e shkresat teper sekrete te diplomacise shqiptare e nderkombetare !!!!!!???????
    Cfare mund te pritet tjeter kur ish Ambasadori i Shqiperise ne OKB Ferid Hoxha humbet ose shet tek ruset, serbet. Laptopin e Misionit te Perhershem te Shqiperise ne OKB dhe jo vetem nuk kryhet asnje hetim serioz deri edhe burgosjen e tij pet shperdorim detyre dhe humbje sekretesh te shtetit shqiptar dhe NATO-s, por edhe gradohet deri Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Jashteme !?
    Korrupsioni nuk ka brire dhe ka prekur cdo qelize te shtetit shqiptar sidomos ne vitet 1992- 2013, por edhe mbrapa megjithese ka ulje te dukshme ne 1.5 vitet e fundit !
    Ky eshte realiteti i hidhur dhe e verteta lakuriq…. dhe Zoti ish -Ministri qe duke bere heronj antiheronjte peshtiros edhe fjalen heroizem ! Me thuaj cfare heroizmi ka bere kusherlra jote amasadore ne Uashington tash 6 vjet pervec shpetndarjes s shutjeve te abetareve per femijet e imigranteve shqiptare ne SHBA !?
    Bir Ditmir i babes ke te qaje me pare !?
    Sa studente te shkolluar e doktoruar ne Perendim qe nga Harvardi, Princetoni, Columbia, Jale University… Oxfordi, La Sapiensa…jane punesuar nga ana juaj e stafit tuaj ne Ministrine qe ju drejtonit per mbi 5 vjet ne krye te saj.
    Sa investime e turiste kane sjelle ata per vendin dhe popullin shqiptar !? Diplomacia, polítika e jashteme ka peshore te sakte she sic duhet ta dish edhe ti eshte nje nga shtyllat kryesore te politikes se cdo shteti!
    Sa nga titullaret e stafit diplomatik rinovove pas takimit dhe kritikave te sakta e qenesore te Kryeministrit Edi Rama ndaj kryediplómateve shqiptare ne veren e vitit te kaluar !?
    Le te flasin faktet e gjalla, konkrete te kesaj diplomacie gjate 28 vjeteve te fundit nga emisioni e shkelqyer po jo i plote i Top Chanal:

    Subject: “Skandalet e diplomacisë”- Një investigim për emërimet & abuzimet në shërbimin diplomatik shqiptar:

    https://youtu.be/9GbHykPPGXE

    Cfare pune e aktivitetesh promovuese per bukurite naturore, njerezore, folklorike, perrallore te Shqiperise me titullaret dhe personelin diplomatik te huaj te akredituar ne Tirane po me delegacionet diplomatike !? Zero00000…. !?
    Je djale qyteti dhe djale mamaje e djale babaje Ditmir dhe nuk te ka ra fare nevoja qe te mbeshtetesh familjen e te mbledhish boronicen, as sherebelin, as kamomilin, as … 221 lloje te tjera bimesh mjekesore qysh 6-7 vjec !…
    Ilaci- terapi shoku dhe kirurgji rrenjesore ne diplomacine shqiptare…
    Pa meshire e pa humbur kohe !

    Ne vend te mbylljes

    Pajtohem me kritikat e Ditmir Bushatit ndaj mungeses dhe te metave te medha te demokracise ne gjirin e PS-se por ku ishte ai deri sa humbi postet e larta te qeverine e Edi Rames dhe si drejtor politik i PS per qarkun e Shkodres?
    A kishte te dhena dhe informacion per Valdrin Pjetrin!?
    A e informoi Edi Ramen per mendimet e anetaresise dhe qytetareve shkodrane per figuren e tij !?
    Apo edhe ne kete rast si kofini pas te vjelave apo si hero pas beteje !?……
    Ka edhe shume me teper… Nje mal me fakte qe kerkojne urgjentisht nhe reforme e venting rrenjesor ne diplomacine shqiptare, si nje nga dy shtyllat e politikes se nje shteti, sipas modelit izraelit….
    Kriteri kryesor duhet te jete profesionalizmi, aftesia dhe jo qokat e partive dhe pazareve korruptive te politikes se sterkorruptuar shqiptare.

    From: Alban Dega
    Date: Mars 27, 2019 at 10:51:51 AM EDT

  • Disa thonë , pse s’ka folë më parë Bushati , kur qe ministër !
    Siç duket , ai ka folur edhe më parë , por ne s’e dimë , prandajë e hoqën si ministër .
    Pastaj , ç’logjikë është kjo , meqë s’fola dje , s’paskam të drejtë të flas sot ?

    E ashtuquajtura Parti Socialiste është sot një kërmë që kutërbon dynjanë , zaten ajo e vdekur lindi . Komunistët injorantë e të pa karakter që shëmtuan idealin komunist , brënda natës u konvertuan në socialistë dhe i bënë varrin edhe PS . Këto kërma politike që kanë 30 vjet deputetë ( Ruçi , Majko , Braçe , Fino etj. ) janë kukulla , janë fasada që mbulon degjenerimin moral dhe politik të Edvin Ramës dhe bandës së tij Rilindja .
    Nuk ikën Edvin rrugaçi , pa marrë me vete edhe partinë, ashtu siç bëri edhe Nanua në 2005 .
    Edvini e di se, po s’votuam atë , kthehet Berisha .
    Gogoli Berisha !
    Socialistët e përdorin Berishën , si gogolin që trëmb fëmijët .

    I nderuar Bushati ,
    Krijo një parti , pash Allahun , digjua kartërat mafiozëve Edvin- Sali !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *