I vret delet dhe plagos bariun, arrestohet 40 vjeçari

anazapta

Një 40-vjeçar nga Berati është vënë në pranga për tentativë vrasjeje. Guxim Sefer   Xhamxhiu, 40 vjeç, banues  në  Fermë Partizani, Kuçovë, i padënuar më parë ka plagosur me armë shtetasin I. B, 55 vjeç. Sipas policisë së Beratit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  “Rreth Tapi”, ku 40-vjeçari Xhamxhiu ka vrarë katër dele dhe ka tentuar t’i djegë kasollen e bagëtive 55-vjeçarit, të cilin më pas e ka plagosur në gju. I plagosur është dërguar në Spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar, ndërsa policia ka vënë në pranga agresorin me akuzat “Vrasje me dashje  e mbetur në tentativë”, “ Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *