Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët e ka rikthyer sërish vëmendjen tek vota e Shqipërisë në OKB, për rezolutën anti-Trump, për Jeruzalemin.
Ndërsa e cilëson votën të gabuar e qëndrim anti-amerikan, Vasili akuzon kryeministrin e ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se po cënojnë marrëdhëniet me një nga aleatët më të shtrenjtë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“LSI konfirmon se raporti me SHBA as ka për të qenë pronë e një kryeministri cilido qoftë ai, por edhe e asnjë ministri të ekzaltuar nga e shkuara komuniste dhe ekzaltimi i çastit, por një marrëdhënie e popullit shqiptar me SHBA. Ata i vunë damkë të zezë marrëdhënieve që për ne popullin shqiptar janë jetike dhe strategjike”, u shpreh ai.
Më tej, Vasili e cilësoi pozitive letrën e dërguar nga Presidenti Meta, për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku distancohej nga vota e Shqipërisë dhe sqaronte se nuk ishte informuar për atë qëndrim.
“Letra e Presidentit ishte një mision pozitiv, për të demonstruar atë që kryetari i shtetit ka demonstruar, çfarë mendon populli shqiptar dhe jo kryeministrucat e ministrucat”, tha Vasili.

Si ka mundesi qe e botoni nje idiotte tille sinky qeni i lsi-se
Me vjen keq per kete Pusht Vasilin, sepse i ati me eshte dukur bregdetas me karakter!
Shqiperia nuk ka politikane .Ata qe e drejtojne jane sharlatane dhe hajdute
si edhe te tjeret qe nuk ndalojne veprimet te pa pergjegjeshme.
A ju kujtohet kur Berisha deklaroj se shqiperia eshte vend islamik?Cfare ndodhi e mbani mend! Viti 97.
Tani prisni 2018 Gezuar
Tek nje takem njerezish si puna e ketij palles ne komentet tona nuk hyne ne pune llogjika dhe argumenti.
Ketij laros thuaj cfare te duash por ky nuk ha pyke, prandaj komentuesit jane te detyruar qe te shthurin gojen me nje fjalor rruge, gje qe ky e merriton plotesisht.
Ke pare ti, duket qe edhe ketij keshtu i pelqen me shume!?