I vunë flakën Parisit për “1 Maj”, policia arreston 200 protestues

Leda Hysa

 

Mbi 200 vetë janë arrestuar nga policia franceze, ndërsa protestuesit e maskuar thyen dritaret e dyqaneve dhe i vunë flakën disa restoranteve dhe makinave në Paris, në Ditën e Punëtorëve.

Përleshjet erdhën kundër pakënaqësive që kanë qytetarët ndaj Presidentit Emmanuel Macron.

Demonstruesit, sipas institucioneve lokale rreth 1,200, hodhën sende të forta në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorën një top uji.

Siç raporton “Le Parisien”, një autoshkollë dhe një restorant “Fast-food” janë dëmtuar dhe grabitur.

“Dënoj fort dhunën dhe aktet degraduese të kryera në kuadër të 1 Majit në Paris” u shpreh nga Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, në Twitter. Ministri siguroi se është bërë çdo gjë e nevojshme për të ndaluar këto trazira serioze dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës për këto akte të papërshkrueshme”.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • A nuk i quajti BARBARË, si qytetari nga Surreli?!
    A nuk përmendi forcën e hekurt të ligjit?!
    Atë ligj që është i hekurt për të pambrojturit dhe i plehtë për të fortit dhe hajdutët!

    Me sa duket jo, sepse atje ka gjykata dhe ta shkurtojnë gjuhën kur flet përçart. Më kryesorja, atje gangsterët nuk quhen sipërmarrës. Nuk bëjnë si të fortë, nuk lëvizin lirshëm rrugëve. Nuk i paguajnë dreka dhe darka kryeministrit, apo zyrtarëve të lartë.

    • Ama u arrestuan me pranga dhe nuk ben njeri protesta para policise dhe gjykatave atje se ta lerojne babane…dhe nuk quhet fare “diktature” apo rrembim personash por quhet demokraci ,rregull shoqeror, dhe polici ne detyre o GONE ose gole . mos na hap barkun aman per kok tende dhe ktij timit bashke

    • Dhe nuk doli opozita duke shkuar ne gjykate per tibliruar , se do kishte perfunduar ne qeline me te erret!!
      Dhe nuk ka bir none qe ti thoshte kryeministrit qe ti liroje?

  • O Argon, atje eshte ligji qe te kap prej zverku dhe te dergon ne burg dhe nuk del ndonje kope deputetesh qe shkojne deri edhe ne seance gjyqesore per te mbrojtur ata qe perdorin zjarr kunder prones se tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *