Polici Prel Milani pas tritolit në banesën e tij në Shkodër ka thënë se nuk ka pasur presione më parë, por dyshon se ky mund të jetë një mesazh kërcënues ndaj tij për shkak të detyrës, sidomos në luftën kundër kultivimit të drogës.
Milani, me detyrë komandant poste në Theth ka dëshmuar në Polici se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë shkaktuar atentatin, duke mos hedhur akuza për autor të dyshuar, ndërsa policia po heton për të gjetur personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë nuk pati të lënduar nga shpërthimi i tritolit gjatë natës në banesën private të Milanit.
Në Dukagjin në muajt e fundit të 2019, u vranë dy persona pikërisht të dyshuara për shkak të kultivimit të bimëve narkotike.
Lazër Arra dhe pas tij Gjergj Krytha humbën jetën nga ekzekutimet me armë zjarri.
j.l./ dita

Nuhasin situatën edhe ata të hashashit, nuk e hanë bukën kot.
HEKURAN ISAI DHE POLICI ME SHALQI
Hekuran Isaia ishte ministër i Rendit në socializëm. Behar 1986. Ministri me shërbim.Sipas rregullit zuri vend prapa në makinë. Para-bodigardi.
Në të dalë të Lezhës një polic zgjati dorën.
-Merre! -tha ministri.
Polici hipi. Në duar mbante një shalqi.
-Të keqen e barkut,-ju drejtua ministrit. -Mos ke futur brenda ndonjë shalqi, si ky imi?!
Qeshi. I vetpëlqeu batuta.
-Ma mbaj pak shqlqinin! Më keputi krahun. Dhe ja lëshoi në përhere.
U futën në qytet. Polici zbriti nga makina.
Ministri mbriti në Drejtorinë e Policisë. Duke pirë kafe nisi të tregoi:
-Mora një polic në makinë. Po si o shoku kryetar, nuk e njohu ministrin e Rendit?!
-Më fal shoku Pali Miska.Kjo ngjarje nuk na nderon!
Shënim.
Pali Miska ishte ministër i Industrisë…
e fortë kjo o redi
e paskan ngatërru hekrin me mali pizgën??