“Ishte njëri me kapuç, më ka dalë dera jashtë përdorimit”, Duka ironizon policinë: “Këta nuk lenë krim pa zbuluar”

Amelda Amelda

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës.

“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta”, tha Duka.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti me Bashkinë, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar”.

a.m/dita

Share This Article
8 Comments
  • E mbajti fjalen trimi mbi trimat Erion Veliaj.E nderseu Rama zagarin Veliaj kunder armiqve te rilindjes,e kryen detyren me devotshmeri te larte Lali Plehu.Ky ishte eksplozivi paralajmerimit,heren e dyte ne shenje nese nuk terhiqet Duka.

  • Lali karjerist i peshtire E.Veliaj , mos te fuse hundet ne FSHF . Kjo eshte pune vetem e FIFA dhe e drejtesise . Por nga ana tjeter ,ky dinamit mund te jete e bere vete nga ky Duka . Llogjikisht as edhe nje njeri nuk ka interes per te prishur vetem deren , mos na beni budallenj, se ky Duka nuk i ka rene ne qafe llogjikisht privatit , por eshte vetem shteti PS ,qe do ti shtrije tentakulat ne cdo vend , per te perlare cdo gje , per vehten e saj . .

  • Opla, fitoi ca kohe Duka! Ia hodhi njehere per njehere Veliajt dhe atyre pas tij! Keshtu ndodhin keto pune! Ne talibanet i njohim keto filma, se i kemi bere bashke me amerikanet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *