Gjykata e Apelit të Shkodrës po zhvillon sot seancën gjyqësore për ish-deputetin, Bardh Spahia.
Ky i fundit i lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër lidhur me zjarrin në KZAZ ka apeluar vendimin.
Vetë ish-deputeti nuk është i pranishëm në seancë por përfaqësohet nga avokati Ivi Kaso.
“Zyrtarisht nuk është paraqit fletë-thirrje në drejtorinë e policisë Tiranë, prandaj nuk është paraqitur vetë Spahia” sqaroi avokati.
Gjykata ndërpreu seancën për të kontaktuar me Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Vetë avokatët kanë prokurë nga familjarët për përfaqësimin e tij në gjykatë.
Spahia akuzohet për “Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit”.
e.t./dita

Ne se eshte fajtor, duhet te paguaje edhe shpenzimet e riparimit te shkolles
problemi eshte se pergjegjesia e tij lidhet me organizimin e protestes se dhunesshme me molotovistet.po keshtu,ai vete eshte i regjistruar duke reaguar ndaj policiev te prainshem.tjeter pune nese dikush kerkon ta shpetoje.po ti bente ndokush ne itali,nuk do kish kirurg qe te dite ne foto ne sallen e operacionit me karton ne dore ku shkruhej”bardhi,jemi me ty”ndoshtado pozonin nga qelia.