Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, i cili i vuri zjarrin me benzinë zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier. Në pranga përfundoi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta i vuri zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
Ai kishte kërkuar të punësohej si mësues por duket se përgjigja negative nga DAR Fier, ka nxitur aktin e tij.
o.j/dita

Cfare mostrash ka ne vendin tone.
Nuk kishte ndodhur asnjehere.