Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë. Mësohet se dy mekanikë janë zënë poshtë nga mjeti që po rregullonin, duke u shkaktuar atyre vdekjen. Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, në një servis makinash, ku Kastriot Ahmeti, 50 vjeç dhe Arjan Meti, 47 vjeç, kanë qenë duke riparuar një mjet të rëndë (presë), kur ky i fundit ka lëvizur dhe është përplasur në një shtëpi, duke lënduar rëndë edhe dy mekanikët. Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku kanë ndërruar jetë pak minuta më pas, për shkak të plagëve të rënda.
