Një i moshuar, i cili rezultonte i zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur sot pa jetë në një kanal në Fushë-Krujë. Xhemal Bazja, 86 vjeç, është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Nga një verifikim paraprak, policia tha se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Por ai është dërguar menjëherë në morgun e spitalit të qytetit, ku ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së tij.
86-vjeçari Xhemal Bazja ishte larguar përpara 5 ditësh nga banesa e tij në Fushë-Krujë.