Kur njeriu kafshon… qenin!

Elton Tafaruci

Manualet e gazetarisë kanë një shprehje që studentët e kësaj dege e njohin mirë: Lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin.

Eshtë më shumë metaforë për të dëshmuar anormalitetin që nxit kuriozitetin te publiku.

Por ja që ka ndodhur vërtet.

Në Itali, i zoti i një pitbulli, e kafshoi qenin e tij në vesh dhe poshtë syve.

Skena ndodhi përpara kalimtarëve, në një stacion hekurudhor pranë qytetit të Grossetos.

Ai ka reaguar në këtë mënyrë pasi qeni i tij, i zgjidhur, kishte bezdisur një grup udhëtarësh.

“Duhet ta kuptojë se kush komandon këtu” – u tha ai policëve./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *