I zuri korrenti në banesë dhe ndërruan jetë, dalin fotot e nënës dhe dy vajzave

J L

Vajzat dhe gruaja që shihni në foto janë viktimat e tragjedisë në Fushë-Arrëz, ku humbën jetën tragjikisht në banesën e tyre pasi i zuri korrenti.

Ato janë nëna 42-vjeçare Prendushe Kola dhe vajzat, Sidorela dhe Emiljana, 18 vjeç dhe 15 vjeç.

Ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz.

Mësohet se njëra nga vajzat kishte hyrë për të bërë dush, por fatkeqësisht në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Duke dëgjuar zhurmat dhe ulërimat, nëna e tyre i ka shkuar për ndihmë, por fatkeqësisht ka rënë edhe vetë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën në vend.

Prendushe Kola la pas edhe dy djem, 12 dhe 17 vjeç, ndërsa bashkë me vajzat e saj u përcoll dje për në banesën e fundit.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ohhh cfare dhimbje! Sa trondites ky lajm! Cfare fatkeqesie per familjen e te afermit, por edhe per ne bashkekombasit per kete humbje te femijve tane, te gjakut tone arberor!
    U qofte sheu i lehte! Ngushellime te sinqerta familjes!

    P.S. Kush eshte pergjegjes per instalimet elektrike ne banje duhet te vendoset para drejtesise!
    Ne Norvegji ku jetoj nuk lejohet me ligj qe njerez te palicensuar te marrin persiper instalime elektrike.

    Ne mungese te shtetit e te pergjegjesise kolektive, ju lutem ju qe jetoni atje, sigurojuni qe pune te tilla ti kryeni vetem me njerez eksperte e kompetente.
    Respekte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *