Ia kalojmë botës në këtë drejtim, Shqipëria e para për numrin e bareve

J L

Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase, edhe pse që prej mesit të marsit janë të mbylluara për shkak të kufizimeve të Covid19 dhe mund të rifillojnë hapjen vetëm pas 18 majit.

Viti 2018 shënoi sërish rritje të numrit të tyre, ndonëse kanë një normë të lartë të falimentimit. Sipas të dhënave nga INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Nuk është rastësi që vendet me numrin më të lartë të këtij aktiviteti, janë vende që ekonominë e tyre e kanë lidhur ngushtë me turizmin.

Kështu në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Edhe në vendet e Europës së Veriut, numri i bareve në raport me popullsinë është relativisht i ulët. Në Norvegji, për shembull, kishte vetëm 11 bare për 100 mijë banorë që jetojnë atje, në Gjermani vetëm 43, ndërsa në Belgjikë 108.

Për sa i përket vendeve të rajonit Serbia shënoi rekordin më të ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kishte 47 bare për çdo 100 mijë banorë. Bosnje dhe Hercegovina ka një numër më të lartë se mesatarja e shteteve të BE-së me 169 bare për 1000 mijë banorë.

“Ia kalojmë” dhe botës

Krahasuar edhe me disa prej destinacioneve më popullore në botë, Shqipëria sërish ruan epërsinë për numrin e kafeve.

Ndër kryeqytetet me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë renditet Buenos Aires në Argjentinë, ku sipas WORLD CITIES CULTURE FORUM (kliko këtu), kishte 367 bare për 100 mijë banorë. Ndërkohë në vend të dytë rendit Romën, kryeqytetin e Italisë me rreth 331 bare për 100 mijë bare.

Tokio në Japoni përllogariste në rreth 217 bare për 100 mijë banorë sipas të dhënave të 2016-s. Madridi me 186, Brukseli me 148.3. Ndërsa numrin më të ulët e ka Stambolli, me 2.1 bare për 100 mijë banorë, bazuar në të dhënat e Dhomës së Tregtisë atje.

Shtohen baret, mbyllen restorantet

Ndërsa bar-kafetë vijojnë të mbeten një biznes i preferuar për shumëkënd, me klientët që mund të rrinë ulur për orë të tëra edhe duke konsumuar vetëm një kafe, nuk po ndodh e njëjta gjë me restorantet, ku duhet të mendohesh dy herë, pasi shpenzimi është më i lartë. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm me 21% në 2018-n, sipas të dhënave të INSTAT, apo rreth 880 restorante më pak sesa një vit më parë.

Fati i bareve e restoranteve pas Covid-19

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri dhe faktin që ato janë gjithë ditën të mbushura. Por, a e dinit që Shërbimet ushqimore dhe pijet janë një sektor mjaft i rëndësishëm i ekonomisë vendase, si për numrin e subjekteve, ashtu dhe peshën që ato kanë në punësim, sidomos për djemtë e rinj.

Nga 15 marsi, baret dhe restorantet kanë ulur qepenat dhe po punojnë vetëm restorantet me shërbim “dorëzim në shtëpi”.

Sektori që lidhet me shërbimin ushqimor dhe pijet, në strukturën e ekonomisë ka një peshë jo edhe aq modeste po të kemi parasysh që 16 për qind e ndërmarrjeve janë pikërisht kafe, bare, restorante.

Roli i tyre bëhet edhe më i rëndësishëm po të kemi parasysh punësimin në këtë sektor.

Të dhënat zyrtare të Insitutit të Statistikave tregojnë se shërbimi ushqimor dhe pije punëson mbi 47 mijë individë nga të cilët 40% janë të vetëpunësuar.

Tendenca nga viti në vit ka qenë ajo e uljes së numrit të ndërmarrjeve të kësaj kateorie ku nga 18, 785 që ishin në vitin 2016 arritën në 17, 507 në vitin 2018. Por teksa numri i njësive ka rënë numri i të punësuarve është rritur çka tregon se shumica e tyre janë konsoliduar si biznese më të mëdha. Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë aspekt është pjesa e rrjeteve të coffe shop dhe kafeneve në formë franchais që po lulëzojnë prej disa vitesh tashmë me marka të regjistruara.

Pesha e punësimit të kësaj kategorie në totalin e gjithë punësimit në vend llogaritet 9 për qind të ndërmarrjeve në ekonomi.

Në terma gjinorë të punësuarit e këtij sektori janë meshkuj kryesisht që në përqindje llogaritet rreth 64 për qind e totalit. Shumë djem të rinj punojnë si kamarierë, teksa mund të jenë duke ndjekur shkollën, apo nuk kanë gjetur një tjetër alternativë punësimi.

Sa i takon normës së fitimit tek ndërmarrjet e kësaj kategorie ajo ka rënë nga 12 për qind në vitin 2018 në 8 për qind në vitin 2018 ndëkrohë që informaliteti në këtë sektor llogaritet i lartë.

Për shkak te pesësh së rëndësishme në ekonomi, mbyllja e përkohshme e bareve e restoranteve dhe një valë falimentimi e më të vegjëlve në të ardhmen, që nuk do të arrijnë të përballojnë kriteret e reja të sigrisë shëndetësore, pritet që të kenë një ndikim të fortë social në vend.

j.l./ dita

Share This Article
16 Comments
  • Prandaj dhe shqiperia quhet vendi me i varfer, pasi i vetmi investim jane lokalet says:

    Turp i madh , skandal. Ketu duket niveli i qeverive shqiptare. Vetem kaq kane bere per kete popull, te japin sa me shume leje per bar- kafe, ku te gjithe
    behen dembele dhe harxhojne shume kohen e vyer.
    Investitoret kane shkuar ne Maqedoni, kurse ne Shqiperi asnji

    • Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe pikat e shitjes se karburanteve i ka poshte pallateve apo ngjitur me aro!
      Merret me mend se nje difekt te ndodhe,me 60-80 mije litra benzine apo gaz te lengshem qe ka edhe njera prej tyre mund te hedhe ne ere gjysmen e Tiranes duke vrare 200-300 mije njerez!
      Pse duhet te kete pika karburanti brenda ne qytet,pervec se i lejon korrupsionit shteteror?
      Pse nuk i heton prokuroria keto raste kriminale?

  • Kur hyme ne demokraci , Saliu u beri thirrje shqiptarve. Shqiptaret ketu e tutje nuk do te punojn, Mjaft ata kane punuar ne kohen e sistemit Komuniste. Tani kane ndryshuar punet. Ne drejtojm Bota na ndihmon e shqiptaret te bejn qefe ,
    Filluan ngritja e hotelerise dhe e kefeneve ndersa te thret shiten gjen e gjall dhe shtepit e ju turren qytetev per te ber qef.
    Keshtu u nis dhe sote kefenet jan pririoritare edhe perse eshte jane nje sektor qe nuk jepe zhvillim.
    Zhvillim jep vetem prodhim .Ket e bllokoi saliu dhe veshtir se do te niset me ky sektor propdhimi rrugetimin e vete.!

  • Kryeministri kur cakton ministrat , duhet qe kontratat e punes te kene nje kusht kryesor : ti jepet ministrave nje afat per te sjelle investitore, ne te kundert shkarkohen .
    Se po vazhdoj me keta ministra medioker, injorante, pazarxhinj tenderash, keq e me keq do shkoj.
    Shikoni drejtoret kryesore te ministrive gjithe pordhe ulur neper lokalet e kryeqytetit me oligarket …, ca te presesh nga keta pervec pazareve

  • Gangrenë e madhe,
    Kanë zënë çdo lloj hapësire (oborre pallatesh, trotuare, parqe, plazhe etj…). Për mos përmendur pastaj që ju kanë hyrë kateve të para të pallateve të vjetra dhe u kanë prishur strukturën.
    Dhe ky shtet kurve vetëm i favorizon.
    Dhe çfarë pret të bëjnë njerëzit e shkretë:
    – parkun më të afërt në Tiranë e kanë 3 km larg
    – shtëpitë nga 50 m2
    – nëpër rrugët e Tiranes nuk ecet se i kanë katandisur trotuaret si rrugë dhish, mbushur me karrige lokalesh, shtesa pallatesh, hapësira të zaptuara.
    – pluhuri po në qiell.
    —–
    Dhe i vetmi vend ku njerëzit ndjehen pak komod janë lokalet, këto halera ku qarkullojnë të gjitha llojet e Mikrobeve, ku pihen ç’nuk pisllëqesh, ku kërcasin pistoletat….

  • Rekordin boteror e mban bashkia e Tiranes,qe per nje zone banimi me 50 mije banore,sic eshte Yzberishti (KMY) nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,biblioteke,lulishte etj shteterore,bashkiake!
    Megjithese per 5 vjet bashkia u ka grabitur banoreve miliona leke per taksat vendore per pastrim-gjelberimin dhe infrastruktures arsimore nuk dihet se ku i ka cuar,por nuk ka mbjelle neYzberisht as edhe nje …PEME te vetme apo shkurre!
    A nuk ja vlen te peshtyhet ky kryebashkiak,qe gjoja pergjerohet ne sherbim te qytetareve,por qe nuk u dherben atyure fare,por vetem ku ni do qejfi?

  • Rekordin boteror e mban bashkia e Tiranes,qe per nje zone banimi me 50 mije banore,sic eshte Yzberishti (KMY) nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,biblioteke,lulishte etj shteterore,bashkiake!
    Megjithese per 5 vjet bashkia u ka grabitur banoreve miliona leke per taksat vendore per pastrim-gjelberimin dhe infrastruktures arsimore nuk dihet se ku i ka cuar,por nuk ka mbjelle neYzberisht as edhe nje …PEME te vetme apo shkurre!
    A nuk ja vlen te peshtyhet ky kryebashkiak,qe gjoja pergjerohet ne sherbim te qytetareve,por qe nuk u sherben atyre fare,por vetem ku ja do qejfi?

  • MARKSI @…..
    I nderuar Marksi ,ka edhe me keq ,ne fund te fundit keto klube hane koken e njeri tjetrit .Dihet i nderuar se gjithe bota i ka me largesi ,midis njera jetres cdo aktivitet ,e deri tek farmacite .Shqiperia ,ose politikannet shkerdhata shqiptare me thuaj nje gje te hajrit qe kane bere .Me lexo me vemndje me poshte kjo ka rendesi .
    Ne shqiperi eshte shume e rrezikeshme se kemi shume pika karburanti ,nuk dua te them se jane jane komplet jashte kushteve teknike .Rezervuaret e karburantit ,bota i ka te derdhura me dimension te trashe ,kurse ketu tek ne jane te salduara ,me teneqe te lire me cernobilin e Hukrahines .Ku keto mbetje nuk avullojne ,por hecin deri tek uji i pishem .Kemi mberdhif . Nuk te shes mend ,po te vije une kryeminister ,qe nuk e dua ,i prish te gjitha pikat e karburanteve dhe ato qe do lija do ti ndertonin ne kushte teknike .Te qifsha shtetin shqiptar se keto pikat e karburanteve shumic i kane bere xhamat me zaic .Si strucu ,koken nen rere dhe bythet terpjete . Por ti leme keto ,do te tregoje rrezikshmerine qe kane keto pika karburanti ,.Mer vetem autostradat ,ku jane ngjitur e ngjitur dhe jane shume afer me njera tjetren .Dhe njera te mari flake ,hidhet ne ere Tirana dhe Durrsi .jane shume afer ,plus ke edhe perballe ,me keq si kerpudhat mbas shiut ..Une sidomos kur udhetoj sidomos Tirane Durre ,sidomos ne behar ,kam shume frike .Njera si kur te kete difekt ,po ta perseris Tirana dhe Durrsi hidhen ne ere dhe do harrohet perfundimisht gerdeci Dihet i dashur Marksi ,ne te gjithe boten eshte me ligj ne cdo 18 km eshte nga njera tjetra pikat e karborantit .Prandaj ka keq e me keq .Jane dore e dyte ne kete rast flagrant kafenete ..Mjere ne shqipot ,cfare politikane shkerdhata kemi ,si ne rastin ne Vlore tek Lungo Marja Rama po nderton nje pike karburanti as thua qe skane ku te furnizohen me karburant Vlonjatet .U ka dhi komplet shqiperia i nderuar .me fal qe ju bezdisa .
    Nderime .

  • shtet qe ka kryeminister me poture ,me atlete qe din t’i bjere dajres.o mortja o kuje e zeze

  • Nuk eshte e vertete. Shqipëria ka 3.900.000 banorë dhe jo 2.870.000 banorë si gënjen INSTATi. Prandaj numri i bareve per 100 mije banore eshte afersisht 370 dhe jo 514 si del me shifrat e genjeshterta te INSTATit per numrin e popullsise ne Shqiperi. Ky numer eshte domethene edhe pak me i ulet se sa numri i Spanjes per baret qe eshte 390 dhe i Portugalise qe e ka 427. Kjo eshte e verteta. Kush nuk e di kete te vertete per numrin e banoreve ne Shqiperi genjehet nga INSTATi qe deklaron qellimisht 2.870.000 banore sepse 28.748 km² eshte siperfaqja e Republikes se Shqiperise. E ka sajuar qeveria e Sali serb Berishes kete shifer te genjeshterte per numrin e popullsise ne Shqiperi me regjistrimin e 2011 qe vetem regjistrim nuk ishte. Kjo eshte e verteta.

    • Saliu vodhi dhe vrau. Mos je militant idiot i Sali serbit ti? Eshte surrat i poshter qeni serb Sali Berisha. Se ata qe mbrojne Saliun jane ose injorante ose jane kunder kombit shqiptar. Kaq e thjeshte eshte. E kuptove kete ti?

  • @….Shqiperia eshte 3.9 mil banore dhe jo 2.87banore .

    Mer e ndimo kur komenton o ripjelles i Ramutit ,nuk eshte teme per te share Sali Largqoftin .Reago ,ndihmo qe fshataret derra ,kane hyre brenda ne det , bere pista dhe kane bere lokale ,ku fekalet derdhen brenda ne det ,dhe as Rama e as Saliu nuk e kane ngritur zerin ,per infeksionet qe vijne nga keto fekale .Nje tjeter komentues me lart thote , se jemi ne rrezik , jane ndertuar pikat e karburantit bythe me bythe ,dhe nje difekt i vogel ,mund te hedhe ne ere e ta bej shkrume e hi Tiranen bashke me Durrsin ,e kujt i plasi bytha ,sa banore eshte shqiperia . Pale pale ,e shkruan dy here komentin tend fare pa lidhje .Mos komento me .

    • Rama eshte shok i Berishes. Edhe Rama i poshter eshte. Edhe Meta shok i tyre eshte. Jane maskarenj politiqenet.

      Kush shan Sali serbin nuk do te thote qe lavderon domosdoshmerisht Ramen. Keta politiqenet jane te gjithe kukulla te ndyra ne teatrin politik te komamduar nga Londra dhe New Yorku. Kjo eshte e verteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *