Ibra gol fitoreje, PSG +23 pikë nga vendi i dytë

redaktor

Paris Saint Germain vazhdon kampionatin veçmas nga të gjitha skuadrat e tjera të Ligue 1.

Pas 21 javëve të luajtura, parizienët janë gjithmonë e më të vetëm në krye me 57 pikë, të distancuar me plot 23 pikë nga Angers i vendit të dytë. Të besuarit e Blanc vuajtën, ndoshta edhe rrezikuan disi në fushën e Toulouse, por në fund fituan 0-1.

Një sfidë e vendosur nga goli i të zakonshmit Zlatan Ibrahimovic, në minutën e 74-rt të lojës.

Një kampionat aspak normal ky i Paris Saint Germain, që po shkërmoq çdo rekord në futbollin francez dhe sipas gjasave do ta mbyllë sezonin me më tepër se 100 pikë të grumbulluara.

Me titullin kampion në kasafortë, tashmë ekipi i Blanc mund të përqendrohet te objektivat më ambiciozë. Te kupa e ëndërruar nga sheikët që investuan miliona Euro për klubin dhe titulli që i mungon yllit të madh të ekipit, Zlatan Ibrahimovic.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *