Ibra ndihet i lumtur, tatuazhi i tij i fundit përfundoi

redaktor

Sulmuesi i Manchester United Zaltan Ibrahimovic e ka punuar sërish tatuazhin e tij në shpinë duke krijuar sipas tij një vepër të mrekullueshme arti.

Tani, i gjithë kurrizi i tij është i mbushur nga vizatimet.

Ai punën e re në trup si gjithnjë e ndau me ndjekësit e shumtë në Twitter, ku edhe shkroi “Arti më i bukur”.

Në total në pjesën e sipërme të trupit, Ibrahimovic ka 15 tatuazhe të ndryshme, dhe me ndërhyrjen e fundit artistike, tatuazhi i tij në shpinë është i përfunduar.

Aty janë të vizatuara një simbol trial maori, një imazh murgu budist, vepra e Da Vinçit “Njeriu Vitruvian” dhe një pendë.

Në vazhdim ai përvijoi fytyrën e një luani, që e përfundoi të dielën dhe tani të gjitha tatuazhet e tij janë të lidhura dhe i mbulojnë shpinën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *