Ende pa nisur aventurën e tij në Ligën amerikane të futbollit me Los Anxheles Galaksi, Zllatan Ibrahimovic u kthye në epiqendrën e diskutimeve në Kaliforni.
Sulmuesi suedez la të hapur mundësinë për të qenë me përfaqësuesen nordike në botërorin e kësaj vere, por gjeti në oponencën e trajnerit të kombëtares.
“Portat e kombëtares suedeze për mua janë të hapura, dhe nëse do të dua, mund të jem në botëror. Më telefonojnë çdo ditë për të pyetur mbi gjendjen time dhe nëse mendoj të luaj”, tha sulmuesi që braktisi Manchester United për një aventurë në MLS.
Por nëse Zlatan e cilëson diçka të mbaruar nëse do të pëlqejë të jetë në Botëror, nuk është i këtij mendimi trajneri Anderson që mori pozicionin e tij.
“Zlatan është larguar nga kombëtarja në 2016-ën dhe nëse vërtet ka menduar rikthimin ai duhet të më kishte telefonuar. Këtu komandoj unë dhe nuk kam dyshime për faktin se kush i zgjedh lojtarët, jam unë ai që vendos”, deklaroi trajneri i Suedisë Andersson.
a.s/dita
