Ibra pas darkës me Rajolën: Do u jap një lajm të bujshëm!

DITA Online

 

Zlatan Ibrahimovic premtoi një lajm të bujshëm për të ardhmen e tij, pasi doli nga një restorant në Manchester, ku po darkonte me menaxherin e tij Mino Raiola.

35-vjeçari është i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, pasi luajti për një sezon te “djajtë” në “Old Trafford”.

Ai nuk pritet të zbresë në fushë, para fillimit të vitit 2018, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në ligamentet e gjurit, gjatë muajit prill, në çerekfinalen e Europa League kundër Anderlecht.

Zlatan Ibrahimovic shënoi 28 gola në 46 ndeshje të luajtura si pjesë e Manchester United në të gjitha veprimtaritë. Ai dëmtoi gjurin në muajin prill

Ibrahimovic i tha kuriozëve: “Shumë shpejt do t’ju jap një lajm shumë të madh. Nuk do të vonojë me përgjigjen time, por do të jetë e bujshme.

Suedezi qëndroi për dy orë me menaxherin e tij Raiola në restorantin Tattu dhe duket se aty është marrë vendimi.

Pavarësisht se Manchester United nuk i dha mundësinë e rinovimit, “djajtë” kanë vënë në dispozicion të lojtarit të gjitha ambientet e klubit të tyre, për të ndjekur prridhën e riaftësimit.

Ibra kaloi nga PSG te Manchester United gjatë verës së kaluar me parametër zero.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *