Ibra, sheikut: 1 milion euro për kokë po fituam champions

anazapta

Është bërë një kërkesë e rrallë nga futbollistët e Paris Sent Zhërmen. Kanë kërkuar nga 1 milion euro për kokë nëse fitojnë champions. Të luash me një nga skuadrat më të pasura në botë do të thotë që edhe kërkesat financiare të jenë të mëdha. Kjo po ndodh te Parsi Sent Zhërmen. Pas kualfikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, futbollistët i kanë bërë një kërkesë të padëgjuar më parë klubit parizien. Kapiteni Zlatan Ibrahimoviç është takuar me padronin e klubit, sheikun Al-Khelaifi dhe ka kërkuar 1 milionë euro për të gjithë futbollistët, nëse këta të fundit arrijnë të fitojnë Ligën e Kampioneve. Pronari i klubit ka pranuar ofertën dhe është gati të paguajë nëse skuadra arrin të fitojë trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube./ I.K

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Njerez te pangopur! Te tjeret s’kane buke te ushqehen e keto plehra kerkojne kaq shume para. Te mendosh se cfare i japin keta shoqerise dhe se ne do jemi njesoj sikur te mos egzistonte ky klub leshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *