Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme e DPT-së / Të korrigjojnë llogaritë, e shtymë afatin deri më 25 Shtator

Arta Taja

Delina Ibrahimaj, drejtore e DPT-së tha sot se 2500 individë janë ata, të cilët akoma nuk kanë arritur që të marrin pagën e luftës për shkak të deklarimit gabim të llogarive bankare.

522 të punësuarve në bizneset e vogla u takojnë 3 paga me vlerë 26 mijë Lekë dhe 1978 të tjerë duhet të marrin ndihmën financiare prej 40 mijë Lekësh.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve ka thënë në një intervistë sot se për këtë arsye administrata tatimore ka vendosur që të shtyjë procesin e dhënies së pagave deri më datën 25 Shtator, i cili do të jetë edhe shansi i fundit për të korrigjuar të dhënat.

Fundi i procesit nga ana e tatimeve mund të përfundojë edhe me ndëshkime për bizneset, të cilët nuk plotësuan formularët që punonjësit e tyre të marrin pagat e luftës, duke vendosur 50 mijë Lekë gjobë për çdo punëtor që nuk është bërë aplikim.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve tha se brenda muajit Shtator do të marrin një pagë prej 26 mijë Lekësh edhe punonjësit e sektorit të transportit.

Deri më tani buxheti i shtetit ka derdhur në llogaritë e punonjësve të prekur nga pandemia e Covid-19, 121 milionë Dollarë për një numër total prej 297.536 individësh, burimi tvklan.

 

a.t / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *