Ibrahimoviç: Nuk e di nëse na duhet Di Maria

anazapta

Zlatan Ibrahimoviç ka vijuar me të tijat. Sulmuesi i PSG-së pasi ka kritikuar klubin kampion të Francës për pajisjen me një leje më të zgjatur të dy mbrojtësave brazilianë David Luiz e Tiago Silva tashmë ka vijuar me Di Marian. Mesfushori i Realit të Madridit është në qendër të vëmendjes teksa flitet për një kalim të tij në radhët e kampionëve të Francës në sezonin e ri. Mediat franceze dhe ato spanjolle kanë bërë me dije se mes dy palëve është arritur dhe një marrëveshje. Sipas saj në sezonin e parë Di Maria do të shkojë në formë huazimi për 10 milionë euro, ndërsa vitin e ardhshëm do të blejë kartonin e plotë të lojtarit për 70 milionë euro. Mirëpo suedezi nuk është shumë i bindur në lidhje me një shpenzim të tillë marramendës të klubit parisien. Në një prononcim për mediat franceze, sulmuesi i PSG-së është shprehur se ndoshta Di Maria nuk i duhet fare kampionëve të Francës. “Unë nuk jam shumë i sigurtë nëse na duhet të blejmë një lojtar si Di Maria apo jo. Ne kemi një skuadër që në vitet e fundit ka fituar shumë trofe pa Di Marian”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimoviç.

Dyshja braziliane – Vetëm dy ditë më parë Ibrahimoviç kishte thumbuar dy mbrojtësit brazilianë David Luiz dhe Tiago Silva, të cilët ende nuk janë bashkuar me ekipin në Paris dhe po vijojnë pushimet në Brazil. “Nëse doni informacion për ta shihni në Instagram”, u  deklarua Ibra para gazetarëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *