Mauro Icardi, kapiteni i Inter, ka analizuar momentin e zikaltërve në kampionatin italian dhe ka zbuluar se çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet nga futbolli.
“Kemi qenë me fat? Jo. Kemi punuar shumë mirë në fazën parapërgatitore, kemi ndryshuar gjithçka. Ai, trajneri, është shumë i vëmendshëm. Ne mendojmë për të arritur objektivin që na kërkojnë të gjithë: klubi, presidenti, të gjithë njerëzit që punojnë këtu. E dimë të gjithë: duhet të kthehemi në Champions League. Nuk mendoj për titullin, mendoj vetëm për të punuar dhe për të bërë mirë”.
Në lidhje me të ardhmen: “Unë e shikoj veten time këtu. Shpresoj të bëj një rrugë të gjatë me Inter, dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Kur të jem 40 vjeç nuk do të jem më në botën e futbollit, nuk jam si Totti. Trajneri dhe drejtuesi nuk janë pozicione që më pëlqejnë. Besoj se do të bëj babanë me kohë të plotë, do të qëndroj në shtëpi me familjen”.
