Do të jetë Paris Saint Germain destinacioni i radhës i Mauro Icardit, me sulmuesin argjentinas që pritet të mbërrijë rreth orës 17:00 në kryeqytetin francez dhe të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratat e reja.
Sipas mediave franceze është arritur marrëveshja për një huazim një vjeçar kundrejt 5 milionë eurove, me të drejtë blerjeje për shifrën e 65 milionë eurove, ndërsa Icardi do të nënshkruajë njëkohësisht edhe rinovimin e kontratës me Interin, deri në verën e vitit 2022.
Aktualisht kanë mbetur për t’u sistemuar vetëm disa modalitete të vogla, ndërsa ndryshe nga sa parashikon kontrata me Interin, Icardi pritet të përfitojë një pagë prej 7.5 milionë eurosh plus bonuset te skuadra franceze.
Marrëveshja pritet të kënaqë të gjithë palët e përfshira, pasi Interi do të lirohet nga një futbollist që nuk bën pjesë në planet e skuadrës, PSG do të mund të merrte një sulmues me peshë, që në këto momente do t’i bënte shumë punë, ndërsa Icardi do të mund të luajë përkrah yjeve dhe të synojë objektiva madhorë.
o.j/dita

Disa futbolliste behen te famshem ne fushen e lojes,disa behen te famshem ne faqet e medias,.Nje nga keta eshte ky Icardi,qe ka 1 muaj fushate shtypi qe merret me dashnoren e ketij,me motren,me te emen..
Kete Argjentina e mban ne stolin e rezervave,ose nuk e aktivizon fare…Interi.ku luan ky eshte skuader aktualisht pa peshe ne Evrope,mediokerr ne nivel evropian.E paskan dhene borxh tek PSG.
Ja cfare niveli eshte ky!E japin per borxh.
Ky me kujton ate skecin e Tano Banushit:Malli i mire,shet veten!Ky Icardi eshte si kove teneqeje.Bjeri legenit sa te duash Media!