Ide për destinacione të festave të beqarisë

Ornela

Je në prag të dasmës dhe të  duhet të planifikosh një festë beqarie por s’di nga t’ia nisësh? Ne ju sugjerojmë disa nga vendet me të bukura për të udhëtuar për festën e fundit si beqar/beqare.

Chaing Mai – Tajlande

Ky qytet në veriun e Tajlandës siguron një udhëtim të paharrueshëm me arkitekturë mbresëlënëse, ushqim të mirë dhe një jetë nate për t’u pasur zili.

Queenstown-New Zeland

Nëse grupi juaj i shoqërisë preferon sporte aq sa relaksuese edhe ekstreme, ky ishull dhe guidat e tij janë ideale.

Neë Orleans-Lousianna

Nëse po kërkon për një udhëtim me sekrete për t’i marrë në varr, je në vendin e duhur. Argëtimi i shfrenuar nuk mungon në këtë vend.

Douro Valley-Portugal

Shkëputu disa ditë para dasmës për tu relaksuar në peisazhet e mrekullueshme të kësaj zone, me një gotë (shishe) vere nga kantinat më në zë .

Playa Del Carmen-Mexico

Asnjë fjalë më shumë, as edhe një.. Mexico i ka thënë te gjitha!! Diell, rërë e bardhë, plazhe si pasqyra dhe pina colada! Vetëm kujdes mos harrosh të kthehesh se ke dasmën.

Ibiza –Spanjë

Destinacion ideal kur dëshiron te shfrenohesh si mos të këtë të nesërme, as të pasnesërme. Plazhet, festat në çdo orë të përfshijnë në adrenalinën e këtij vendi.

Këto ishin edhe sugjerimet tona nëse jeni prag organizimi të festës. Këtyre shtojuni dhe pak buxhet dhe me trashëgime./a.k/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *