Në një postim para disa minutash në Facebook, kryeministri Berisha thotë se ideja e tij për referendumin në lidhje me tre ligjet që kërkohen nga BE-ja për integrimin po gjen mbështetje të madhe. Berisha nuk lë t’i kalojë rasti për të përmendur shifra, edhe kur është fjala për numra virtualë. Ai shprehet se kjo mbështetje e madhe buron nga dëshira e përdoruesve të Facebook-ut për ta parë flamurin e Shqipërisë të valëvitet në selinë e BE-së sa më shpejt.
“Të dashur miq!
Së pari dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të fuqishme, në rrjetin tonë social, të idesë së thirrjes së referendumit për miratimin e tre ligjeve që kërkohen nga BE që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtare në BE.
Nga dita e shtunë në drekë gjer sot në mëngjes, statusi për referendumin (sipas insights të tij) u pa nga mbi 154 mijë vetë, u komentua nga mbi 2200 anëtarë të rrjetit tonë, gjeti mbështetjen me masive dhe vetëm 143 vetë patën reagim negativ ndaj tij. Mbështetja juaj e fuqishme buron nga dëshira juaj legjitime për të parë flamurin tonë kombëtar të valëvitet sa më shpejt në selinë e BE-së, siç valëvitet në selinë e NATO-s në Bruksel.
Më marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria do marrë qindra e qindra milionë euro investime nga Komisioni Europian dhe sektori privat i vendeve anëtare, do hapen dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe të rinjtë shqiptarë do fitojnë mijëra e mijëra të drejta studimi në vendet anëtare të BE.
Mbështetja e juaj e fuqishme është një detyrim madhor për mua, qe me referendumin për statusin e vendit kandidat te ecim të sigurt përpara – sb”, shkruan Berisha.
Edhe une te mbeshtes o Sali , sidomos Argites per fitimet e pa dhe te deklaruara .
ata qe ke ti ne FB nuk flasin shqipe standarde/ Nuk jetojne fare ne Shqiperi. Me ta bej referendume sa te dhitesh ti, nuk kane vlere. Pleh njeri, vrases fukarenjsh. Pac fatin e Gedafit dasht i madhi Zot