Identifikohet autori i plagosjes me armë zjarri në Shkodër. Policia dhe FNSH kanë rrethuar qytetin, 1 i shoqëruar

Arta Taja

Uniformat blu të qytetit të Shkodrës kanë dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri në Shkodër. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Luverdo Kola, banues në Shkodër, i identifikuar si autori ngjarjes.

Ndërkohë, policia dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kërkimet për kapjen e autorit. Aktualisht, forcat policore kanë shoqëruar një person, që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

 

Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *