Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari që kreu akte dhune në protestën e 8 Janarit

Amelda Amelda

Një 54-vjeçar, i cili është përfshirë në shkatërimin e pronës duke përdorur mjete të forta në protestën e 8 Janarit është identifikuar nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit Lefter Seleni.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës bën me dije se vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mos, se gjykata ben namin. A nuk tallte lesht me gjykatesit edhe sot ne seance Stresi dhe me ne fund ajo i leshoi te gjithe kriminelet qe duan vec gjak.. Kjo eshte per te vene kujen per drejtesine qe kemi, kur Sali Krimineli pshurr drejtesine e vazhdoje te beje thirrje per djegie e shkatrrime te tjera.. Prokuroria dhe Gjykatat ose e kane frike, ose vjedhin bashke me te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *