Identifikohet shqiptarja e vrarë në Britani

Saimir Lleshi

Dy net më parë, një shqiptare u vra në Islington të Britanisë së Madhe. Ajo është identifikuar nga policia vendase. Bëhet fjalë për shtetasen Elidona Demiraj, 25-vjeçe.

Autori i vrasjes është shqiptari Arben Rexha, 31-vjeç. Ngjarja ndodhi në “Graham Street”, ku shqiptarja banonte prej disa javësh.

Shqiptari i arrestuar akuzohet për vrasje, ndërsa gjykata i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 31 janarit në Islington, në periferi të Londrës, në banesën e viktimës. Policia londineze e arrestoi menjëherë në vendngjarje shqiptarin. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *