Identifikohet një nga skeletet e gjetur gjatë ditës së djeshme në Tropojë, në vendin e quajtur “Roga e Kermes”, të fshatit Mejdan. Burime nga policia kanë thënë se bëhet fjalë për shtetasin Agim Madani, i njohur ndryshe në Kosovë si “tropojani i rrezikshëm”.
Agim Madani ishte në kërkim nga policia, ndërsa sipas policisë së Kosovës dyshohet për disa vjedhje dhe sulmeve ndaj pjesëtarëve të policisë së Pejës.
Tropojani është autor i dyshuar i një vrasjeje me plumb në kokë të mikut të tij, një vit më parë. Ndërkohë trupi tjetër (skeleti i një femre) ende nuk është identifikuar.

