Identifikohet studenti i masakruar në Belgjikë, ishte me origjinë nga Patosi

Bledar Lumani

Policia belge ka zbardhur të tjera detaje për studentin me origjinë shqiptare që u gjet i masakrauar, pa kokë, duar dhe këmbë, në një valixhe në Ëemmel.

Mësohet se 22-vjeçari Xhuliano Brahimllari është me origjinë nga fshati Dukas, në Patos.

Ai është identifikuar nga ana e xhaxhait të tij, nga një tatuazh.

Familja e Brahimllarit ka emigruar në Belgjikë në fillim të viteve ’90 dhe ai ka lindur aty.

Ai është ndaluar disa herë nga policia belge, kryesisht për shitje të marijuanës.

Një herë tjetër ishte ndaluar pasi kishte rrahur një shokun e vet me shkop bejsbolli.

22-vjeçari u gjet në një çantë sportive pa kokë, dhe me duar e këmbë të ghymtuara në një pyll, nga disa punonjës të pastrimit.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *